1 vit pasi konkurroi vetë në Eurovizion, Eleni Foureira bën postimin befasues për Jonida Maliqin

Sa mirë kur vajzat e famshme shqiptare e mbështesin njëra-tjetrën!

Mbrëmjen e djeshme teksa Jonida Maliqi po performonte ne Eurovizion, këngëtarja shqiptare Eleni Foureira po e ndiqte me vëmendje!

Ajo madje realizoi edhe një foto teksa Jonida po këndonte dhe e publikoi në Instagram, në shenjë mbështetjeje për konkurrimin.

Vitin e kaluar Eleni konkurroi duke përfaqësuar Qipron në Eurovizion, dhe ajo më shumë se çdo kush tjetër e kupton sesa e rëndësishme është kur të gjithë i kanë sytë te ty.

Krahas fotos së Jonidëa, Eleni shkroi “Albania” dhe publikoi edhe ikonën e flamurit shqiptar kuqezi si për të treguar krenarinë që ndien që është shqiptare!

Ky gjesti i këngëtares është vlerësuar shumë nga fansat e saj, veçanërisht ata shqiptarë që janë krenarë kur shohin sukseset e tyre jashtë kufijve!

1 vit pasi konkurroi vetë në Eurovizion, Eleni Foureira bën postimin befasues për Jonida Maliqin

| Showbiz | 0 Comments
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>