Analiza e hollësishme e performancës, detyrimi për të fjetur, pyetje të papërshtatshme. Mjafton shumë pak për të prishur intimitetin dhe raportin  e marrëdhënieve seksuale

Kur sapo keni kryer marrëdhënie seksuale është mjaft e pahijshme të kryeni veprimet si më poshtë… Korrigjojini nëse i praktikoni këto veprime…

Këshillat

Burrat mbase nuk e mendojnë ose besojnë se gjëja më e rëndësishme është vetëm “prezantimi fizik”. Por në fakt, shumë shpesh për “seksin xhentil” ajo që ka rëndësi është pjesa para dhe pas marrëdhënies seksuale. Për çfarë konkretisht? Është mjaft e kuptueshme! Për disa veprime të cilat absolutisht duhet t’i shmangni pasi të keni bërë dashuri.

Pirja e duhanit

Ky është një veprim klasik, të bësh seks dhe më pas të ndezësh një cigare. Nëse kjo gjë bëhet nga të dy atëherë nuk ka vend për të diskutuar, por nëse e bën vetëm njëri atëherë gjërat ndryshojnë. Mos pini duhan nëse nuk dëshironi të bëheni pjesë e një diskutimit për tymin që përshkon gjithë dhomën e gjumit, apo për ndonjë djegie që mund të pësojnë qoftë edhe pa dashje çarçafët. Kjo kuptohet që vlen më shumë për meshkujt, sepse femrat janë më të kujdesshme, plus ato që e pinë duhanin janë më të pakta në numër.

Shkuarja “me vrap” në banjë

Pas përqafimit final dhe pas përqendrimit të trupit pas seksit, për disa mendimi i parë është të “pastrohet” nga mëkati i sapobërë duke shkuar në banjë për t’u larë. Është më e hijshme që ta shijoni këtë përqafim final dhe të prisni pak kohë përpara se të shkoni në banjë…

Fjetja me çdo kusht në “jastëk”

Nuk bëhet fjalë për jastëkun e zakonshëm, por për mbështetjen në gjoksin apo në shpatullat e tij. Pa mendojeni pak se si do të ndiheshit ju nëse ai do të mbështeste kokën te ju për gjatë gjithë natës apo për disa orë! Shpatulla do t’ju mpihej, nuk do të merrnit frymë lirisht dhe në vend që të çlodheshit do të lodheshit! Prandaj, mos e detyroni që të flini në këtë pozicion vetëm për faktin se kështu duhet të jetë!

Mos shikoni menjëherë celularin tuaj

Tashmë është shumë e vërtetë se kohën më të shumtë e kalojmë në rrjetet sociale dhe për fat të keq jetën në këtë mënyrë nuk e gëzojmë realisht. Por të paktën pasi keni bërë dashuri, përpiquni që të mos shikoni menjëherë celularin tuaj për të bërë një xhiro në Facebook, për t’iu përgjigjur një mesazhi në Whatsapp apo për të dërguar një e-mail pune. Kjo gjë nuk është aspak e këndshme. Telefoni duhet të qëndrojë larg shtratit tuaj.

Mos u ktheni kurrë nga ana tjetër

Kjo vlen sidomos për meshkujt. Sepse kush do të ishte ajo femër që pasi ka bërë dashuri me të do të kthehej nga ana tjetër! Kështu që meshkuj, edhe pse mund të jeni “testuar” nga prezenca juaj e mrekullueshme gjatë marrëdhënies, përpiquni të mbani sytë hapur për të shikuar femrën tuaj, për të marrë më pas mirëqenie jo vetëm fizike, por edhe mendore.

Mos e ndizni asnjëherë televizorin

Kthimi i nxituar te realiteti i zhurmave të pajisjeve elektroshtëpiake mund të presë. Kështu që ndezja e televizorit është një gjest i paedukatë…pa lëre të flasim për ngritjen e volumit…

“Më fal si quhesh?”

Kjo vlen për këdo që la kaluar një natë seksi me një të panjohur një orë më parë. Është e tmerrshme që pasi je “shfryrë” seksualisht ta pyesësh atë për emrin.

Të vishesh dhe të dalësh menjëherë

Të bësh dashuri nuk është si të shkosh të bësh një takim me dentistin. Edhe nëse jeni dashnorë dhe e keni me nxitim për t’u veshur nuk duhet të “vraponi” menjëherë për t’iu kthyer jetës paralele.

/RevistaVip/

10 gjërat që nuk duhet t’i bëni pasi keni bërë seks

| Te Ndryshme |
About The Author
-