24 ORE ME DJ SARDIN

0
79

Kur dhe si zë fill dita juaj?

Dita ime fillon reth orës 12-të të paradites në ndonjë kafe të Tiranës, nën shoqërinë e miqve më të ngushtë.

Dreka ku ju gjen zakonisht dhe me kë?

Dreka vazhdon në ndonjë restorant përsëri me miq por dhe e ndërthurur me punën time.

Si vazhdon pasditja juaj?

Pasditja ime vazhdon pak në palestër dhe më pas në studio duke punuar për materialet e reja deri në orët e para të mëngjesit.

A ka pasur ndonjë moment që keni menduar të hiqni dorë nga profesioni juaj?

Asnjëherë s’ka ndodhur të më shkoj në mendje dicka e tillë, është dicka që e kam pasion dhe e bëj me shpirt është një shprehje (nqs bën atë punë që ke pasion asnjëherë nuk do të lodhesh)

Si nisi puna juaj si DJ?

Puna ime si Dj nisi sepse unë isha shumë i lidhur me muzikën që në fillore duke vazhduar shkollën për piano pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe kështu është lidhja ime me muzikën.

Kush ju mbështeti në fillimet tuaja?

Në fillimet e mia më mbështetën dy nga miqtë e mi dj Vin Veli dhe Abel duke më dhënë mbështetjen e tyre në këtë profesion dhe më pas një miku im artist/ menaxher Gjergji Skendo, në një bashkëpunim shumë të fortë për karëierën time si dj profesionist.

A mund ta quajmë profesionin e jetës tuaj?

Po, mund ta quaj sepse jam dipllomuar për muzik në Akademin e Arteve, për kompozicion. Por në rast të keq i kam maër masat (qesh). Kam ndjekur dhe dy fakultute të tjera; ekonomikun dhe juridikun, ka mundësi në të ardhmen të ndryshoj dhe profesion por muzika është pasioni dhe jeta ime. . .

Muzika ju ndjek në cdo orë të ditës, apo vetëm kur ju lidh puna me të?

Po, muzika më ndjek kudo dhe jo vetëm mua, por të gjithë . Muzika është kudo , ajo që duhet të bëjmë është ta dëgjojmë.

Sa e vështirë është të bësh karrierë si DJ në Shqipëri?

Është e vështirë sepse s’ka strukturat e duhura për këtë profesion ku mungojnë shtëpitë diskografike për elektronik dance muzik dhe agjensitë menaxheriale për artistët (dj).

Cilat kanë qenë disa nga bashkëpunimet më të rëndësishme?

Kam bërë bashkpunim me një këngëtare angleze shumë të famshme Shena, dhe jam në përfundim të një produksioni me këngëtaren Dafina Zeqiri & Ledri Vula

Ju ka ndodhur ndonjë incident gjatë punës nëpër clube?

Incident më ka ndoshur kur pa dashje më ka rrëshkitur gota me pije që kisha në dorë dhe më ka rënë mbi aparatur duke më mbyllur muzikën. . (qesh). Kjo ka qenë hera e vetme sepse shumë rrallë mund të ndodhë ndonjë incident.

Kuptohet që fundjava është ezënë për ju, po ditët e tjera që janë pak më të lira, si e shpenzoni kohën e lirë?

Kohën e lirë e kaloj mes miqsh por dhe duke dëgjuar e punuar me muzikën.

Sa e lodhshme është të qëndrosh me orë të tra me kufje në vesh dhe të përzgjedhësh një muzikë që do jetë pak a shumë e pëlqyer nga të gjithë njerëzit?

Është shumë e lodhshme. . . Trysnia e volumit dhe lodhja fizike plus stresit nëse po e pëlqejnë njerëzit muzikën tënde apo jo, të gjitha këto dikojnë te lodhja por kur gjithcka shkon mirë dhe njerëzit reagojnë pozitivisht ndaj muzikës që po luan atëherë merr sadisfaksionin dhe adrenalinën që të heq cdo lodhje.

Kalojmë pak në jetën tuaj sentimentale, si janë raportet tuaja me femrat?

(qesh). . Me femrat kam marrdhënie shumë të mira.

Cfarë urreni më tepër te njerëzit?

Mosmirnjohjen , mos korrektësinë dhe mashtrimet

Kur dhe si mbyllet dita juaj?

Dita ime mbyllet reth orës 3 të mëngjesit duke dëgjuar muzik.

Sa shpesh jepni intervista?

Shumë rrallë si kjo e jona . . . Po ka dhe femra që më bëjnë intervista . . (qesh)

Një këshillë për të gjithë të rinjtë që duan të bëhen DJ, që besoj janë shumë. . .

Nuk duhet të heqin dorë kurrë nga pasioni i tyre nëse e duan atë punë dhe nëse e duan muzikën.