24 orë me Adam Reeves

0
101

adam2

Muzika është gjithmonë në ndryshim, dhe ndryshimet janë të paparashikueshme. Ajo arrin të bashkojë njerëzit dhe t’i argëtoj ato sëbashku për t’i shkëputur ata nga monotonia dhe stresi i ditës. Dj Adam Reevs është një nga dj më të vjetër në Shqipëri,pas një eksperience disa vjeçare ai di se çfarë t’i ofrojë publikut, di si t’i argëtojë ata deri orët e para mëngjesit. Po si është një ditë me ?Sa e vështirë është jesh dj ditët e sotme? A është ky një nga profesionet vështira apo argëtuese?

adam

Kur dhe si fill dita juaj?

Dita zë fill rreth orës 12 të drekës mbasi është pirë  kafja, dhe gjithmonë duke qenë me pak vonesë për disa takime dhe duke gjetur justifikime të ndryshme për të dalë nga situatat.

Dreka ku ju gjen zakonisht dhe me ?

Dreka është e zakonshme, më gjen gjithmonë përkrah të dashurës time (restorant ose lokal), të cilën e kam kthyer në personin që duhet t’i pëlqej puna ime.

Si vazhdon pasditja juaj?

Pasditja është më pranë familjes, shoqërisë dhe personit që kam në krah.

A ka pasur ndonjë moment keni menduar hiqni dorë nga profesioni juaj?

Të them të drejtën, po. Në disa raste e kam menduar të heq dorë nga profesioni, kjo për arsyet e ndryshme të kushteve që të ofrohen në vendin tonë. Por, gjithmonë brenda meje kam ndienjën  kundërpërgjigjëse, e cila më tërheq nga kjo vendimarrje. Një investim prej një moshe fare të vogël (15 vjeçare), vështirë se do të jetë e lehtë.

Si nisi puna juaj si DJ?

Kam nisur që në moshë fare të vogël (15 vjeç) dhe e vazhdoj me po të njëjtin pasion pavarsisht lodhjes që ka. Ka nisur pasi kam qenë shumë i apasionuar pas DJ-ve Italian dhe kryesisht muzikës Dance të asaj kohe. Dëgjoja çdo emision dhe ndiqja çdo këngë të re (kjo për fatin tim që çdo kasete ma sillnin nga vendi fqinj). Improvizoja çdo party në shkollë, dhe në diskotekat e asaj kohe isha gjithmonë prezent. Ky është dhe fillimi drejt një rrugëtimi të gjatë, ëndërr e kthyer në një realitet.

Kush ju mbështeti fillimet tuaja?

Kanë qenë miq të ndryshëm kryesisht dhe pronarët e disa clube-ve të asaj kohe. Do të veçoja dhe një nga miqtë e mi më të ngushtë DJ Aldo.

E mbani mend herën e parë keni luajtur muzik club? Na tregoni rreth asaj nate

Ka qenë nata e Vitit të Ri (viti 2003). Kisha dalur dhe me ngulm kërkoja tË punoja diku vendosa të luaja muzikë në një lokal në zonën e Bllokut. Madje mbaj mend dhe pagesën e asaj kohe 5000 lekë dhe ka qenë një party i cili ka zgjatur deri në orën 8-9 të mëngjesit. Ka qenë një atmosferë shumë e bukur pasi dhe njerëzit dilnin me tjetër synim për tu argëtuar dhe sigurisht unë kam patur shumë emocion.

 A mund ta quajmë këtë  profesionin e jetës tuaj?

Nuk do ta përkufizoja të tillë. Është i bukur dhe i përballueshëm deri në një moshë të caktuar. Edhe sikur të kesh dëshirën për të punuar sigurisht nuk do të ta lejoj tregu atë gjë.

 

Muzika ju ndjek çdo orë ditës,apo vetëm kur ju lidh puna me ?

Në çdo orë, madje dhe kur fle gjumë. Preferoj të dëgjoj dhe respektoj çdo lloj rryme muzikore.

Sa e vështirë është bësh karrierë si DJ Shqipëri?

Ta fillosh nuk ështe aspak, por të kesh një jetëgjatësi është shumë e vështirë.

Cilat kanë qenë disa nga bashkëpunimet rëndësishme? Keni menduar bëni ndonjë klip bashkëpunim me ndonjë këngëtar, pasi kohët e fundit kemi parë disa bashkëpunime tilla?

Dy nga bashkpunimet më të rëndësishme kanë qenë me një mikun tim Hungarez, DJ dhe producent shumë i njohur Mike Neëman. Të dyja këto bashkëpunime do ti quaja të suksesshme, pasi janë pjesë e një shtëpie diskografike shumë të njohur në botë, Toolroom Records (UK). Shtëpi diskografike e cila ka dhe disa nga DJ dhe producentët më të njohur të momentit madje dhe ata që janë në Top 20 si Hardëell, Sander Van Doorn, Mark Knight, Tiesto dhe Carl Cox.

 

Momentalisht jeni rezident ndonjë club?

Momentalisht nuk punoj rezident në asnjë club. Kam punuar dhe drejtuar një pjesë të programacionit në Lollipop Club për rreth 9 vjet.

 Ju ka ndodhur ndonjë incident gjatë punës nëpër club-e?

Mbaj mend një incident, por që do thoja që janë pjesë e jetës së natës.

Cila është vështirësia/ kënaqësia e madhe punën tuaj?

Vështirësia është të hysh në mendjet e njerëzve, të kuptosh çfarë ata duan dhe kënaqësia lidhet me vështirësinë, t’i bësh të argëtohen në maksimum.

Kuptohet fundjava është e zënë për ju,po ditët e tjera janë pak lira,si e shpenzoni kohën e lirë?

Fundjava e zënë dhe tejet e gjatë. Ditët e javës sigurisht merrem me veten, familjen dhe shoqërinë. Kohën e lirë e zënë dhe udhëtimet e shpeshta.

Çfarë urreni tepër te njerëzit?

Servilizmi është gjëja që urrej më shumë.

Kur dhe si mbyllet dita juaj?

Kryesisht në orët e vona edhe gjatë javës, pasi është kthyer në një rutinë jetësore.

Sa shpesh jepni intervista?

Nuk para me pëlqejnë, por kjo e juaja më tërhoqi nga mënyra e organizimit të pyetjeve (jo për t’ju bërë qejfin).

Një këshillë për gjithë rinjtë duan bëhen DJ,që besoj janë shumë

Ahhh… Të gjithë të rinjve që janë me shumicë dhe që dëshirojnë të bëhen DJ do t’ju thoja : Punoni,krijoni dhe bëni atë që ndjeni,vetëm kështu mund të ecni përpara dhe të aspironi për më shumë.