0
38

Nëse je në grupin e atyre njerëzve që mezi presin fundjavën për t’u çlodhur nga puna dhe streset e javës, natyrisht bën edhe ti gabimet që i bëjnë pjesa më e madhe e njerëze. Në vend që të ndihesh më mirë pas fundjavës dhe më energjike për nisjen e një jave të re, në fakt nëse bën këto gabime, je më e lodhur dhe më më pak gati për të rinisur të hënën me energji.

Shawn Stevenson, autor i “Sleep Smarter”, tregon se: “Zakonisht, ne kemi rutinën tonë si gjatë javës, ashtu edhe në fundjavë, por përjetojmë tmerrin e së dielës në mbrëmje, sepse duhet të zgjohemi herët të hënën në mëngjes.” Dhe për t’u ndier më qetë dhe më lehtë të hënën, ai tregon se ka disa gabime që duhet t’i shmangësh. Ja cilat janë ato:

Gabimi 1: Qëndron në shtrat gjatë gjithë kohës
Fundjava konsiderohet edhe koha kur do të rikuperosh gjumin e humbur, por edhe të çlodhesh nga java e ngarkuar. Megjithatë, sa më gjatë të rrish në shtrat, aq më shumë do ta ndiesh veten të lodhur dhe të këputur gjatë ditës.

Gabimi 2: Nuk bën ushtrime gjatë fundjavës
“Nëse nuk zgjohesh herët në mëngjes dhe nuk bën asnjë lloj aktiviteti, cikli i përgjumjes do të vazhdojë” – thotë Stevenson.

Gabimi 3: Pi shumë alkool
“Alkooli është armiku numër një i gjumit”, – thotë Colon, autor i librit “The Sleep Diet”. “Ka edhe benefite që vijnë nga alkooli i moderuar, por nëse do të pish pa masë, ai e ndërpret ritmin e gjumit dhe të krijon probleme me organizmin.

Gabimi 4: Ha shumë para se të flesh
Pastat e së dielës janë aty dhe po të tundojnë? Të hash shumë në mbrëmje është një simptomë e sigurt për rëndesën në stomak dhe kjo ndikon drejpërdrejt në mungesën e gjumit: “Nuk do të rekomandoja të hash shumë karbohidrate në mbrëmje pikërisht për këtë arsye”, thotë Colon. Përpiqu të zvogëlosh porcionet dhe ta hash darkën rreth orës 19.00.