Çfarë ndodh kur përreth një tavoline mblidhen një grup korçarësh qejflinj?

Çfarë ndodh kur përreth një tavoline mblidhen një grup korçarësh qejflinj?

Jo më kot Korça është quajtur Parisi i vogël i Shqipërisë, pasi është një nga qytetet më të bukur dhe me turizmin më të lartë në vend. Korça gjithnjë është stacioni i preferuar i shumë shqiptarëve, destinacion i parapëlqyer sidomos gjatë dimrit për të kaluar disa ditë pushimi apo festa në ambjentet e saj. Por përtej bukurisë si qytet, Korça përmendet shpesh si një nga vendet me jetën artistike më të zhvilluar, prej të cilit kanë dalë disa nga emrat më të njohur të artit në Shqipëri.

Çfarë ndodh kur përreth një tavoline mblidhen një grup korçarësh?

Ka aheng, bëhet qejf, ka nostalgji por edhe disa lot gëzimi!

Ka qenë Jonida Shehu ajo që i ka mbledhur këtë të shtunë disa nga emrat më të njohur të artit: Zamira Kita, Endri Prifti, Stefi Prifti, Enada Atnikolla, Gena Lito, Suela Demiri, Niko Kotherja, Albano Prodani, Lazarela Deti, Blerta Balliu, Bardhi Pojani, Maria Prifti dhe Bela Meri kanë folur plot pasion për qytetin e tyre të lindjes.

Në atë mbrëmje u fol për serenatat, për dashuritë e para, për muzikën, për ariet dhe madje edhe për emigracionin.

Gena zbuloi se ndonjëherë serenatat nuk funksionojnë edhe aq nëse do t’ja marrësh mendjen një vajze. Ai e ka provuar, edhe pse është një nga këngëtar mjaft i njohur, por duket se kohë më parë nuk i ka ecur dhe aq shumë me serenatat.

Maria Prifti i emocionoi të pranishmit me zërin e saj e madje disa edhe qanë teksa bënë krahasimin me nënën e saj të ndjerë. Unanimisht ata pranuan se  ndihen krenar për të por edhe për çdo artist korçar.

Zamira Kita dhe Enada Atnikolla folën për emigracionin, për faktin se sa i duan shqiptarët e Amerikës  sidomos aktorët dhe këngëtarët sa herë që shkojnë të performojnë jashtë. Enada tregoi se mikeshat e saj rezervonin dhe fillonin që një muaj para për të qenë në një concert të Genës. Zamira nga ana tjetër u shpreh se prej 13 vitesh po planifikon të largiohet nga Shqipëria, për të shkuar drejt Amerikës dhe duket se ky plan tashmë është shumë i afërt. Jonida Shehu, moderatorja e “Soiree” zbuloi se shumë shpejt Zamira do të largohet nga Shqipëria, edhe pse kjo e fundit pranoi se ndihet ende pak e dyjëzuar për këtë vendim.

Çfarë ndodh kur në një tavolinë mblidhen qejflinj korçarë? Sigurisht që këndohet, vallëzohet dhe shpërndahen ekperienca dhe pikërisht kjo gjë ndodhi edhe të mërkurën që lamë pas. EMisioni u finalizua me ardhjen e këngëtares së re Bela Maria e cila aktualisht është një nga shqiptaret më të njohura në Greqi pas pjesëmarrjes në “X Factor” e që e thotë me krenari në shtetin finj se ëhstë shqiptare dhe është krenare.

Nga vetëm kaq momente kupton se në fakt korçarët nuk mbahen vetëm si qejflinj, artista por edhe miq të mirë të njëri-tjetrit. Vështirë të gjesh një frymë bashkëpunimi kaq të madhe tek njerëz të tjerë.

Çfarë ndodh kur përreth një tavoline mblidhen një grup korçarësh qejflinj?

About The Author
-