A ka në plan një martesë e një fëmijë të dytë? Ja si përgjigjet Hygerta Sako…

Moderatorja e njohur e sportit, Hygerta Sako ka folur për herë të parë për jetën e saj personale. Gjatë emisionit “Intervista VIP”, ajo ka treguar më shumë për jetën e saj sentimentale dhe planet për një martesë të dytë.
E pyetur nga moderatorja Antoneta Koci, nëse kishte në plan një martesë ose një fëmijë të dytë, Hygerta u shpreh: “Për një fëmi të dytë e kam menduar, sepse Ana është shumë e dhënë pas fëmijëve të vegjël dhe unë e kuptoj që për të ndoshta kjo është një mungesë e madhe . Por te martesa e dytë nuk është se besoj…Ndoshta është edhe çështje mentaliteti, pavarësisht se unë jam shumë mendjehapur përsa i përket kësaj teme…ose ndoshta ka të bëjë edhe eksperienca ime e parë e martesës e cila nuk eci siç doja unë.”

Përpos kësaj Sako pranoi që edhe fakti i të qenurit vetëm, single, nuk është aq gjë e bukur e për pasojë një person i ri në jetën e saj nuk do të ishte diçka negative. Megjithatë kriteret për të janë goxha të larta: “Kam menduar që derisa të vij ai që dua unë me kriteret që dua unë, më mirë të ri vetëm se me njerëz që nuk i plotësojnë këto kritere.”
Për të dëgjuar përgjigjen e saj të plotë ndiqni videon më poshtë shkëputur nga intervista e plotë:

A ka në plan një martesë e një fëmijë të dytë? Ja si përgjigjet Hygerta Sako…

| Intervista Vip, Showbiz, VIP | 0 Comments
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>