Aktori i njohur turk Kivanç Tatlituğ nuk i ka aspak mirë punët me drejtësinë.

Ai është thirrur sot në gjykatë pasi akuzohet se ka bërë evazion fiskal duke fshehur detyrimet tatimore ndaj shtetit, raporton Albeu.com.

“Isha para prokurorëve dhe i tregova se çfarë kishte ndodhur me raportet tona financiare. U thash që ka patur një problem teknik duke u përpjekur t’u shpjegoje sëbashku me avokatin tim gjendjen reale. Unë jam i pafajshëm për atë që më akuzojnë dhe për këtë dorëzova edhe dokumentet e nevojshme”, tha ai në dalje të dhomës së drejtësisë në Stamboll.

Nëse do të gjendet fajtor, Tatlitug rrezikon një gjobë të majme deri edhe në disa vite burg sipas ligjeve turke në lidhje me evazionin fiskal në shuma të mëdha

Aktori i dashur i vajzave dhe grave shqiptare rrezikon burgun

| Showbiz |
About The Author
-