Aktorja hollivudiane tregon se nuk donte të bëhej nënë

Po të mos ishte për partnerin e saj, Eva Mendes ndoshta nuk do të ishte bërë nënë ende. Aktorja e famshme, e cila ka qenë e fokusuar gjithmonë te puna dhe karriera, ndryshoi kur njohu Ryan Gosling.

Në një intervistë për “Women’s Health”, Mendes u përgjigj se çfarë e shtyu të merrte rolin e një nëne: “Ryan Gosling. Domethënë të bija në dashuri me të. Më pas kishte kuptim për mua që të kisha… jo fëmijë, por fëmijët e tij. Ishte shumë specifike për të”.

45-vjeçarja tregoi se ka pasur ndihmën e njerëzve të afërt, ndaj e ka kaluar edhe më lehtë pjesën e kujdesit për vajzat.

“Ne kemi një grup që na mbështet: nënën e Rayn dhe nënën time, motrën e tij dhe timen. Është një fshat që na ndihmon”, tha Eva Mendes.

Ajo dhe aktori i njohur Ryan kanë dy vajza, Esmeralda-n dhe Amada-n.

Aktorja hollivudiane tregon se nuk donte të bëhej nënë

| Showbiz |
About The Author
-