Aktorja rrëfen torturat për të ushqyer të bijën me gji: ‘E kisha gjoksin të ngjitur pas një makinerie’

Hilary Duff bëri postimin më të sinqertë që kemi lexuar kohëve të fundit për heqjen e gjirit të fëmijës, kur ai është fare i vogël.

Aktorja rrëfeu pa zbukurime se ç’do të thotë të ushqesh fëmijën me qumësh gjiri ndërkohë që edhe punon, dhe jo një punë të zakonshme: ajo vijon xhirimet e serialit televiziv “Younger” dhe xhirimet e një seriali kanë një axhendë super të ngjeshur, që nuk para të lë kohë as për veten, lëre pastaj për t’u kujdesur edhe për një fëmijë.

Hilary Duff në serialin “Younger”

Bashkë me një foto të saj teksa ushqente me gji vajzën Banks, fryt i marrëdhënies me kantautorin Mattheë Koma, Hilary Duff shkruajti:

“Kjo shkon për gjithë gratë. Disa shënime që unë doja t’i ndaja mbi ushqyerjen me gji.”

“Java e kaluar, ishte e fundit që unë kujdesesha vetëm vetë për Banks, vajza ime 6- muajshe, “Unë jam mama e dy fëmijëve dhe punoj. Qëllimi im ishte që të prisja derisa ime bijë të bëhej 6- muajshe, pastaj të vendosja (bashkë me të sigurisht) nëse duhet të vazhdonim.”

“Më lejoni t’ju them: të pomposh qumësht gjiri kur je në punë, ta shpif. S’kisha fare kohë për të pushuar dhe ndërsa mbushja shishet me qumësht, kisha katër duar që merreshin me flokët dhe grimin që të isha gati për skenën tjetër, rrethuar edhe nga shumë njerëz të tjerë. Edhe sikur të isha vetëm në dhomë, nuk konsiderohet aspak “pushim” sepse duhet të ulesh drejt në mënyrë që qumështi të rrjedhë në shishe.”

Të përdorurit të një makinerie për thithjen e qumështit nga gjiri nuk ishte më e thjeshtë për ish- yllin e Disney-t. 

“I ke thithat të ngjitura me një makinë agresive që lëshon një zhurmë të tmerrshme, që të mbetet në mendje ditë e natë (ju betohem, ajo makinë dhe unë kemi bërë shumë biseda pas mesnate dhe në 3 të natës!)”

Reklama e një makinerie për pompimin e qumështit kur je në punë

“Për të mos folur pastaj që duhet edhe të gjesh një vend ku të sterilizosh shishet dhe ta mbash qumështin të freskët.”

Duff ka edhe një djalë më të madh, Luca, 7 vjeç, fryt i marrëdhënies me ish- bashkëshortin Mike Comrie.

“Nuk e kisha provuar më parë diçka të tillë, sepse kur linda Luca-n nuk shkova në punë derisa mbushi 9 muaj, kështu që nuk më duhej të pompoja qumësht gjiri kaq shpesh.”

Aktorja rrëfen torturat për të ushqyer të bijën me gji: ‘E kisha gjoksin të ngjitur pas një makinerie’

About The Author
-