Moderatorja e njohur Albana Osmani ka tashmë disa kohë që po merret me fushatën e saj dhe fondacionin “Ti je një luledielli” në ndihmë të fëmijëve shqiptarë.

Kanë qënë të shumtë personazhet që janë bërë pjesë e kësaj fushate duke veshur bluzën me “lulediell”. Sot Albana ka shpërndarë videon me këngën e re të Ledri Vulës që ka si tematikë 10 vjetorin e Pavrësisë së Kosovës dhe gjithashtu i kabërë një thirrje atij duke shkruar:

“Ledri meqë po e bëj Repost videon tënde që mua po më pelqen më së shumti ketë ditë, tani pres ta veshësh bluzën luledielli e ta postosh para 1 milion followers të tu. Do të presim unë dhe Xheri me pa qysh po të rrin” 

Ajo ka shprehur pëlqimin e saj për këngën por i ka  bërë edhe thirrje reperit që tashmë është rradha e tij që ta vesh bluzën me “luledielli”e ta shpërndajë me 1 milion ndjekësit e tij.

Ledri nuk ka vonuar shumë dhe menjëherë me anë të një komenti ka reaguar në postimin e moderatores duke shkruar: “Me gjithë qef” duke i bashkangjitur edhe një zemër.

 

Albana Osmani publikon këngën e re të Ledrit dhe ka një kërkesë të rëndësishme për të

About The Author
-