Alex Rodriguez iu deshën 6 muaj për të planifikuar propozimin në Bahamas

Alex Rodriguez iu deshën plot gjashtë muaj për të planifikuar propozimin romantik që i bëri partneres Jennifer Lopez.

Ish-lojtari i bejsbollit ka zbuluar se iu desh gjysmë viti për të kuptuar sesi do ta propozonte këngëtaren e hitit “On The Floor”.

Duke folur për emisionin e Jimmy Fallon, ai tha: “Kam bërë prova tri ditë me radhë. Doja që perëndimi të ishte i përsosur. E planifikuam për rreth gjashtë muaj. Ndodhi në plazh në Bahamas”.

Pak kohë më parë Jennifer tregoi se ata janë të lindur për njëri-tjetrit, duke qenë se këngëtarja dhe Alex bëjnë çdo gjë bashkë.

“Çdo gjë që bëjmë, ne e bëjmë së bashku. Ai i njeh ëndrrat e mia dhe unë i njoh ëndrrat e tij, dhe së bashku ndihemi sikur jemi më të fortë …”

Pak kohë pas fejesës, dolën zëra se Alex e kishte tradhtuar JLo-në, por ajo i beson plotësisht atij.

Në një intervistë të dhënë pak javë më parë për “The Breakfast Club”, JLo tha se nuk ka ndërmend të dëgjojë të tjerët:

“Nuk kanë rëndësi fare. Unë e di cila është e vërteta. E di kush është ai. Ai gjithashtu më njeh mua. Ne jemi të lumtur dhe s’kemi ndërmend të lëmë të tjerët të vijnë e të na thonë se si është marrëdhënia jonë. Unë e di si është!”

Alex Rodriguez iu deshën 6 muaj për të planifikuar propozimin në Bahamas

| Showbiz | 0 Comments
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>