Alexandër zbulon arsyen e vërtetë pse u nda nga Egla

E ftuar disa javë më parë, tek “Rudina”, ish-miss Shqipëria Egla Harxhi foli për marrëdhënien me ish-partnerin e saj Alexandrin dhe jetën e saj si një mama. Ajo rrëfeu se për shkak të udhëtimeve të tij të shpeshta, Alexandri nuk ishte më i pranishëm në jetën e saj. Madje ai nuk ka marrë pjesë as në lindjen e djalit.

Së fundmi në një intervistë për “Panorama Plus”, fotografi francez Alexandre de Basseville, ka sqaruar arsyet e vërteta pse nuk bashkëjeton më me Eglën dhe për hir të së vërtetës janë të pazakonta.

Ja çfarë ka thënë ai:

“Lëvizja më e vogël në shtëpi më nervozon. E dua çdo gjë në vendin e vet, dua rregullin dhe pastërtinë. Egla e ka pranuar me bindje të plotë këtë gjë, pasi më ka thënë gjithmonë që ky rregull e frymëzon për t’u përmirësuar dhe për t’u mësuar më një disiplinë. E pranoj që nuk duhet të jetë aspak e lehtë për Eglën të jetojë së bashku me mua, pasi jeta ime është e ndërtuar e tillë, ku jam gjithë kohën në udhëtime biznesi, por asnjëherë nuk e kam detyruar për asgjë. Kur e marr me vete në udhëtimet e mia, ka njohur aq shumë njerëz me rëndësi, saqë ndonjëherë ngatërron emrat e tyre (qesh).”

Alexandër zbulon arsyen e vërtetë pse u nda nga Egla

| Showbiz |
About The Author
-