View this post on Instagram

Never take life too seriously!😂😂

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Alketa Vejsiu prej disa ditësh ndodhet në Turqi. Alketa ka treguar se kjo është hera e parë që shkon në Turqi për pushime verore dhe nga atje ka postuar foto e video që kanë tërhequr shumë vëmendjen.

Në videon e fundit moderatorja shfaqet e veshur me një fustan elegant jeshil, tipik veror, me kapele kashte dhe zbathur. Alketa ecën për pak pranë pishinës dhe papritur hidhet në të duke qeshur.

“Kurrë mos e merrni jetën shumë seriozisht”, është mesazhi që Alketa i përcjell fansave me këtë video.

Gjatë kësaj kohe, moderatorja ka postuar edhe foto me rroba banjo teksa merr rreze dielli.

Alketa do të rikthehet në shtator për sezonin e ri televiziv të cilin do e startojë me spektaklin “Dance with me”.

Alketa Vejsiu hidhet në pishinë me fustan

About The Author
-