“Aman shyqyr që dole!” Ermal Mamaqi paska pasur një hall të madh me Xhensilën

Pas shumë kohësh në pritje për ta parë krah bashkëshortit Bes Kallaku, Xhensila Myrtezaj ishte dje e ftuara speciale e “BE Coffee”.

Që prej fillimit të sezonit të emisionit, të gjithë e prisnin Xhensilën të ishte e ftuara kryesore. Para se të hynte në studio, dy kolegët Erion Isai dhe Olsi Bylyku i kërkuan llogari Besit se përse vonoi kaq shumë të sillte Xhensilën në emision dhe ai e dha arsyen e madhe përse.

“E dini ju sa më kushton mua një e ardhme e Xhensilës në televizion? Këpucët, fustani, varsja, manikyri, pedikyri.  1500 euro shpenzime”, u shpreh Besi duke shkaktuar të qeshura në emision.

Por ja më në fund Xhensila doli dhe personi që u gëzua më së shumti për këtë ishte Ermal Mamaqi. Kjo pasi moderatori prej kohësh i ka bërë ftesë për në emisionin e tij “Xing me Ermalin”, por sigurisht që ekskluzivitetin do ta kishte Besi në fillim:

🤣

“Aman shyqyr që dole. Mezi po e prisnim ne të Xing-ut… besoj e morëm vizën tani”, i shkruan Mamaqi në njërin nga postimet Xhensilës.

Kjo e fundit duket se ka pranuar për të qenë e ftuara e tij dhe kjo shihet edhe tek emoji që bën në koment.

“Aman shyqyr që dole!” Ermal Mamaqi paska pasur një hall të madh me Xhensilën

About The Author
-