Anxhelina frymëzohet nga fustani ikonik i JLO

E kush nuk i kujton fustanet e JLO? Sidomos atë fustanin ikonik të “Versace” të cilin JLO e veshi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”. Shumë vajza dhe stilistë janë frymëzuar nga ky fustan dhe duket se tundimit nuk i ka shpëtuar as Anxhelina Hadërgjonaj. Nëpërmjet postimeve në Instagram këngëtarja ka treguar versionin e saj të fustanit dhe duken shumë të ngjashëm. Përveç fustanit, Anxhelina ka imituar edhe modelin e flokëve të Jennifer-it dhe mund të themi se duket si një kopje e saj. Edhe pas 20 vitesh fustani i “Versace” vazhdon të jetë ‘in’ dhe sigurisht ai ka marrë edhe më shumë famë pasi u vesh nga e Jennifer Lopez. Hmmm, por vumë re edhe diçka tjetër… Në vitin 2017 Anxhelia ka kopjuar sërish JLO dhe bëhet fjalë për një fustan të ngushtë, gri. Ky fustan iu nxirrte vajzave në pah format trupore dhe duket se Anxhelina qenka një fanse e çmenur e veshjeve të JLO

Anxhelina frymëzohet nga fustani ikonik i JLO

About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>