Arbana Osmani: Ja kur nis transmetimin “Dua të të bëj të lumtur”.

Vetëm pak muaj më parë, moderatorja Arbana Osmani u bë kryefjala e mediave pasi u përfol për një sherr me Ben Blushin.

U tha se moderatorja do të largohej nga “Top Channel” dhe do ta linte në mes emisionin e saj.

Mirëpo, Arbana na tregoi më herët se nuk ka ndërmend të lëvizë dhe këtë sezon do ta shohim sërish në “Top Channel” me të njëjtin program.

Moderatorja tregoi se emisioni i saj “Dua të të bëj të lumtur” do të rikthehet në janar, ndërsa sot ka treguar edhe datën e nisjes së emisionit.

Në një bisedë pyetje-përgjigje me ndjekësit në InstaStory, dikush e ka pyetur se kur do ta shohim në ekran, ndërsa Arbana ka treguar datën.

“Me 18 janar në “Top Channel” me sezonin e ri të “Dua të të bëj të lumtur”.- shkruan moderatorja, e cila më herët ka treguar se po punon vazhdimisht me historitë e reja të shqiptarëve për programin e saj.

Arbana Osmani: Ja kur nis transmetimin “Dua të të bëj të lumtur”.

About The Author
-