Argisa: Jam shumë naturale, humane, dhe mirënjohse për çdo gjë në jetë

Emrin Argisa ma ka vendosur babi, thjesht dëshira e tij. Emri do të thotë dritë në errësirë dhe besoj që i jap jetë emrit tim. Gjithmonë mundem të jem një buzëqeshje në jetën e tjerëve. Në çdo situatë shikoj për të mirat dhe si mundem ta bëjë më mirë.
Familja ime përbëhet nga gjashtë pjestar, babi, mami, motra e madhe, unë, dhe dy vëllezër të vegjël. Babi është pika e dobët e e mja dhe e gjithë familjes. Punon në biznesin e tij, “Euro Style Fabricators”. Mami punon si menaxhere tek biznesi i babit, në 2014-ën u diplumua në USA, “Pathology Laboratory Medicine Institute”, dhe punon is laburante tek spitali “Cleveland Clinic”. Motra, Erigerta Deda, ka mbaruar universitetin për aktrim tek “The Ohio State University”, dhe ka luajtur në disa filma. Të dy vëllezërit e mij, Wilson the Richard janë në shkollën e mesme dhe janë të aktivizuar me sport, me film, dhe me reklama. Pra, kemi një familje të veçantë e brilliante. Jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Pesë vite të para të jetës time i kalova në Rrëshen, Mirditë, pastaj emigruam në Angli dhe në 2006 arritëm në USA.
Vazhdoj studimet në Miami University, Oxford, Ohio për Ekonomik Biznes, ndërkohë edhe punoj. Jam shumë pasionate për artin, muzikën dhe stilimim. Kam krijuar veshjet “Kuq e Zi” nga dora ime për Fashion show-t më të mëdha në Amerikë për studentët. Ishte një experiencë e mrekullueshme sepse nga qindra student që aplikojnë të prezantojnë artin e tyre, unë isha një nga 20-të prej tyre që u selektuam. 
Jam shumë e dashur me të gjithë, mundohem të bëjë sa më shumë për të tjerët, që në shkollën 8-vjeçare, në Garfield Middle School, mua më votuan nga vajzat më të dashura, më shoqëruse me të gjithë, e respektushme dhe me edukat.

Më dhimbsen të gjithë njerëzit me kufizime, fizike apo mendore. Nga një moshë e vogël kam punuar si vullnetare tek shkolla ime me studentët e tjerë për fëmijët me kufizime mendore. Gjithashtu me dhimbsen edhe kafshët e pa mbrojtura, nuk dua të sjellë asnjë dhimbje në botë dhe për këtë arsye jam vegjitarjane.

Jam e mbështetur edhe e suportuar nga familja, që në moshë të vogël, kam konkuruar në konkurse bukurie dhe kam fituar. Titull më i fundit ka qen “Miss Ohio Buckeye”, në USA 2016. 
Kam marrë pjesë në agjensi modelingu dhe gjithashtu kam qenë pjesë në commerciale, fima, dhe fashion show të ndryshme. 
Në shenjën e horoskopit jam Dash, shumë energjike, pasionate dhe e dashur.
Bukuria është një vyrtyt që vlërsohet nga të tjerët në çdo aspekt, por dua të cilësoj që jam shumë naturale, humane, dhe mirënjohëse me të gjithë.

‌Kënaqsia ime është që unë kam marrë pjesë në këtë konkurim sepse është një privilegj i madh për mua që ndodhem midis këtyre njerëzve e kompeticioni të mrekullueshëm dhe artdashës. E pres me padurim momentin kur do të thirret emri i fitueses që do të mbajë kurorën e “Miss Universe Albania 2019”, dhe nëse do të isha unë, do të ishte një kënaqësi shumë e madhe pasi do të më jepeshi mundësi dhe dyer më të mira për karrierën time.

Argisa: Jam shumë naturale, humane, dhe mirënjohse për çdo gjë në jetë

About The Author
-