Arrestohet prezantuesja joshëse, u ofronte seks anal biznesmenëve dhe i rrëmbente

0
406

Modelja dhe prezantuesja joshëse kolumbiane, Paulina Karina Díaz, u akuzua për rrëmbimin e dy burrave në vitin 2011 dhe më 13 qershor 2017 është arrestuar nga Policia Metropolitane e Cali, Kolumbi.

Pauline ishte në ambientet e “Canal 2“ në fund të regjistrimit të programit të saj “Guide Magazine”, kur një çift i oficerëve e kapën.

Kolumbiania u kërkoi një “nder” policëve që të mund të ndryshonte rrobat dhe të bënte një telefonatë me nënën e saj. Gjatë operacionit u arrestua edhe një grua e njohur si “magjistare”, e cila ishte bashkëpunëtore e Paulinës dhe i shndërronin njerëzit në viktima.

Në fakt, stacioni televiziv lokal, u distancua prej saj, duke argumentuar në një deklaratë se modelja her ëpas here qëndronte gjatë për të mbaruar me lajmet e sportit, pa pagesë dhe se qëllimi i saj i vetëm ishte që ta vinte në dukje si një material vizual.

Të dyja, “magjistarja” dhe Paulina ishin në një klub nate më 30 dhjetor 2011 dhe kur ata u larguan, ndaluan biznesmenët Hugo López Moncayo dhe mikun e  tij, avokatin Milton Caro Villamil. Duke qenë se ajo është konsideruar si një nga prezantueset dhe modelet joshëse në Kolumbi, gjatë planit të saj, Diaz i ka joshur viktimat, duke u premtuar seks anal.

Kështu, ajo ua plotësoi dëshirën dhe më pas, me ndihmën e magjistares, i rrëmbeu ata. Të dyja kërkuan tre miliard pesos kolumbianë për lirimin e tyre.

Të dyja mund të dënohen me 23 burg dhe hetimet do të vazhdojnë, për shkak se vendndodhja e të dy viktimave që janë zhdukur që nga viti 2011 është i panjohur.

Ky është momenti kur policia vjen dhe arreston modelen, mund ta shikoni duke klikuar KËTU.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here