Ashtu si me stil, Klea Huta sapo i bëri nëj dedikim Elgit Dodës

0
751

 një javë më parë, portalet shqiptare u pushtuan nga lajmi i bujshëm i lidhjes së prezantueses Klea Huta me producentin Elgit Doda. Dyshja u fotografua së bashku në plazh në Himarë duke konfirmuar njëherë e mirë zërat për një romancë mes tyre.

Por ndonëse dyshja nuk e ka pranuar ende këtë publikisht, detaje të vazhdueshme flasin në vendin e  tyre. I tillë ka qenë edhe një dedikim që prezantuesja ka bërë gjatë ditës së sotme në Instagram. “Gjithmonë me mua!”-shkroi Huta në përshkrimin e një fotoje të shkrepur në plazh, ku në qafë i shihet varësja me emrin “Amla”, titulli i këngës që Elgiti shkroi për të në festivalin “Kënga Magjike”.