Autobusi përplaset me kamionin, 13 të vdekur

0
19

Të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur në një aksident tragjik në Kaliforni, ku një autobus është përplasur me një kamion në autostradë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë qytetit turistik të Palm Springs, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Nga pamjet e publikuara duket se autobusi është përplasur me pjesën e pasme të kamionit, ndërsa aksidenti ka qenë fatal për 12 prej pasagjerëve, si dhe për shoferin e autobusit. Rreth 30 pasagjerë të tjerë janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.