Moti për këtë të shtunë do të karakterizohet me kthjellime, të cilat do të dominojnë në të gjithë vendin. Në skaj të zonave të veriut gjatë pasdites do të ketë vranësira lokale duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.

Mbrëmja dhe nata, mbeten në kushtet e kthjellimeve në gjithë vendin. Temperaturat e ajrit vijojnë me rritje prej 1 – 2°C në mëngjes, por kryesisht gjatë mesditës kur pritet maksimumi 36°C.

Era do vijojë të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Perëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.

Bëhuni gati për fundjavë të nxehtë, vjen i nxehti afrikan

About The Author
-