Benefitet shëndetësore që përfitojmë nga spinaqi

Një ndër perimet më të përdorur në gatime është spinaqi, i cili njihet për vetitë e shumta shëndetësore. Spinaqi është i pasur  me antioksidantë si dhe ka veti antikancerogjene.

Tek ky perim ka një sasi të madhe të hekurit dhe ndihmon në forcimin e muskujve, por ndikimin më të madh duket se e ka për trurin.

Hulumtuesit nga Rush University në Chicago kanë zbuluar se vitamina K që përmban spinaqi është ajo që e mundëson këtë veti.

Ata analizuan 954 të moshuar për pesë vite me radhë. Pasi analizuan të dhënat mes atyre që kishin konsumuar rregullisht spinaq dhe të tjerëve që jo, rezultoi se të parët kishin një kujtesë të përmirësuar dhe truri i tyre rezultonte rreth dhjetë vjet më i ri.

Spinaqi gjithashtu është burim i shkëlqyeshëm i fibrave të tretshme prandaj është një nga ushqimet më efikase në procesin e dobësimit, por edhe rregullimit të nivelit të kolesterolit.

Benefitet shëndetësore që përfitojmë nga spinaqi

| Shëndeti |
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>