Beyonce dhe Blue Ivy, nënë e bijë shkëlqejnë në premierën e filmit më të dëgjuar të momentit

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur premiera e filmit “The Lion King”. Pas suksesit të filmit në vitit 1994, pritet që version i ri të thyejë rekorde shikueshmërie.

Në premierën e tij kanë marrë pjesë personazhe të njohur të showbiz-it, të cilët edhe këtë herë kanë shkëlqyer me pamjen e tyre.

Image result for the lion king premiere

Por vëmendjen më të madhe e ka marrë Beyonce dhe e bija e saj, Blue Ivy.

Bukuroshet ishin kombinuar deri në detaje me kostume që i bënin të dukeshin shumë elegante.

Beyonce kishte veshur një xhaketë të mbushur me gurë, ndërsa Blue mbante po të njëjtën xhaketë, por të përshtatur për moshën e saj.

Beyonc Ruled the Red Carpet at The Lion King Premiere

Nënë e bijë ato kishin zgjedhur të visheshin nga Alexander McQueen dhe të gjithëve ju ngelën sytë tek to.

Kujtojmë se këngëtarja me famë botërore është pjesë e filmit në rolin e Nala dhe që nga koha kur ka nisur promovimi i tij, Beyonce është shfaqur gjithmonë e më e bukur dhe e kuruar në çdo detaj.

Beyonce dhe Blue Ivy, nënë e bijë shkëlqejnë në premierën e filmit më të dëgjuar të momentit

About The Author
-