Beyonce suprizon fansat: Publikon albumin me 40 këngë dhe dokumentarin në të njëjtën ditë

Këngëtarja e njohur Beyonce i ka suprizuar të gjithë fansat duke i njoftuar papritmas për filmin “Homecoming” që do të transmetohet në platformën Netflix.

Ky film që do të jetë në kuadrin e një dokumentari për sukseset e Beyonces në fushën e muzikës, por jo vetëm, do të publikohet sot më 17 prill. Këngëtarja ka ndarë disa copëza nga dokumentari që pritet të marrë vëmendjen e të gjithëve. Ylli i muzikës ka publikuar në të njëjtën kohë projektin me 40 këngë në bashkëpunim me ‘Coachella 2018’.

Këngëtarja e cila ka shitur mbi 100 milionë albume në të gjithë botën është në kulmin e karrierës së saj. Fansat shprehen shumë të entuziasmuar,  prandaj s ‘na mbetet gjë tjetër veçse të presim mbrëmjen ndoshta, për të parë “Homecoming”, një dokumentar që zgjon kureshtjen e të gjithëve.

Beyonce suprizon fansat: Publikon albumin me 40 këngë dhe dokumentarin në të njëjtën ditë

| Showbiz | 0 Comments
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>