Beyonce xheloze për Jay Z: Hiqi duart nga gjoksi i burrit tim

0
CLEVELAND, OH - JUNE 16: Beyonce and Jay-Z sit courtside for Game 6 of the 2016 NBA Finals at Quicken Loans Arena on June 16, 2016 in Cleveland, Ohio. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Jason Miller/Getty Images)

Beyonce do ta mbrojë gjithnjë atë që është e saj, veçanërisht nëse bëhet fjalë për të shoqin. Sipas mikeshës së re të yllit të muzikës, Tiffany Haddish, mamaja e tre fëmijëve nuk u impresionua shumë kur një aktore iu afrua pak më shumë se ç’duhet burrit të saj, reperit Jay Z.

Në një intervistë për ‘Uncensored’, Haddish tregoi me detaje momentin kur pa Beyonce të paralajmëronte një grua gjatë një feste pas koncertit të reperit.

Aktorja e preku Jay Z-në në kraharor dhe Beyonce ia behu me një sjellje sikur po thoshte ‘ku*vë’! Nuk e tha, por sjellja dhe qëndrimi i saj të linin ta kuptoje. Ajo iu afrua dhe i tha, ‘Hiqi duart nga gjoksi i burrit tim’.

Pastaj kishte nisur të thoshte disa gjëra të tjera, por Haddish zgjodhi të mos tregojë më tepër, mbi të gjitha sepse edhe ajo vetë ishte acaruar aq shumë sa donte t’i hidhej sipër gruas që kishte kaluar kufirin.

Tiffany Haddish, Beyonce, Instagram