Bisha e Hollywood-it, po kritikohet se është bërë “si babë”

Jason Momoa, yll i “Game of Thrones”, “Aquaman” dhe fantazive të shfrenuara të shumëkujt, po kritikohet nga njerëzit në internet për shkak të fotove të reja të shkrepura nga paparacët.

Teksa ishte duke parë punën e vet dhe të askujt tjetër me bashkëshorten Lisa Bonet dhe fëmijët në Itali, dikush i bëri disa foto të cilat përfunduan gjithandej në internet dhe ngjallën shumë reagime.

Jason, 39 vjeç, po kritikohet se s’e ka trupin si nëpër filmat e tij.

“Ku dreqin i ke çuar muskujt e barkut?”, i shkruan dikush. Shumë njerëz e identifikojnë si “babë”, ngaqë baballarët kanë zakonisht bark edhe pse kjo që shikojmë s’ka fort lidhje me barkun e mirëfilltë por nejse, ju e dini.

I gjatë plot 1,93, pesha e zakonshme e Jason-it ka qenë rreth 106 kilogramë.

Një ndër të pasionuarit më të famshëm pas stërvitjes, Jason Momoa lëshon herë pas here pe, por rikthehet më pas në superformën e një superheroi.

Bisha e Hollywood-it, po kritikohet se është bërë “si babë”

About The Author
-