Blerta Leka: “rrezikova jetën për të promovuar vendin tim në Miss Universe” (Video)

0
3156

Prezantohet video e përfaqsueses së Shqipërisë në Miss Universe,
Blerta Leka.

Miss Universe Albania, Blerta Leka, shihet në videon zyrtare duke
qëndruar “guximshëm” mes malesh, metafore e kapërcimit të
vështirësive dhe përpjekeve.

E veshur me një fustan të kuq “Ana Sposa” dhe make-up nga “Top Center
Blerta” Miss Leka është gati per te nisur fluturimin e saj te endrres
drej Miss Universe qe mbahet ne 26 Nentor ne Las Vegas.

 

“Ishte një nga skenat më të vështira që kam marrë pjesë deri tani” – thotë Miss Leka.

“E vështitë për t’u ngjitur por  akoma më e vështirë të qëndrojë në 620m mbi nivelin e detit.  Dhe kur videografi, Blerti Talelli, kërkonte herë pas here të pozoja symbyllur nuk mendoja më për veten por që video të dilte sa më e bukur, që t’u pëlqente të gjithë shqiptarëve që do të jenë me mua në natën e 26 Nëntorit”

 

19 vjecarja Blerta Leka nga Tirana u kurorëzua si Miss Univerese
Albania në finalen e 29 Qershorit në Pallatin e Kongreseve pas një
gare që kishte 20 pjesmarrëse dhe tre raunde.

Shoqëruese e parë u zgjodh Inger Skura po nga Tirana./RevistaVip