Aktori hollivudian, Bradley Cooper, ka arritur në klasifikimin prestigjioz Billboard Hot 100 falë duetit me Lady Gagan. Kënga “Shallow” është pozicionuar në vend të 28-të dhe është dëgjuar plot 8.3 milionë herë në Amerikë, ndërsa është shkarkuar mbi 58.000 herë.

“Shallow” është këngë nga filmi “A Star Is Born” ku aktori dhe këngëtarja luajnë rolet kryesore. Filmi është dhënë premierë të premten, në të njëjtën ditë kur është publikuar edhe dueti mes tyre. Këngën e ka shkruar Gaga së bashku me Mark Ronson, Anthony Rossomand dhe Andrew Wyatt. Filmi “A Star Is Born” përmban edhe katër duete të tjera ndërmjet tyre.

 

 

Falë duetit me Lady Gaga, Bradley Cooper pjesë e ‘Billboard Hot 100’

| Showbiz, VIP |
About The Author
-