Bruna: Fitorja e kurorës do te ishte historia e paharrueshme e jetës time

Unë jam Bruna. 
Emrin tim ma ka vendosur daja sepse ka besuar dhe e ka ndjerë që unë do jem një vajzë brune me tipare te errëta, ka këmbëngulur shumë për këtë emër dhe prindërit e mi ranë dakord, por vërtet nuk u zhgënjyen pasi un sot jam një “brune”. Përsa i përket mardhënies me familjen time është një mardhënie e mrekullueshme, ku gënjeshtrat nuk kanë vend në të dhe të qeshurat e kanë përher derën e hapur. Kam një motër dhe një vëlla më të madh, jam me të dy shumë e lidhur, me motrën fakti që i shprehem për çdo gjë, kaloj më shumë kohë me të dhe e dua pafund, por kjo nuk do të thotë që me vëllain nuk kam lidhje të mirë, përkundrazi lidhja ime me vëllain është akoma më e fort pasi kemi një tip, le të themi jemi njësoj në çdo mendim dhe veprim tonin, jemi tip humoristik, të qeshur, por dhe shumë serioz në momentin dhe vendin e duhur. Fëmijeria ime ka qenë e thjesht, nuk mund të them që më ka munguar diçka ashtu siç nuk mund të them që kam pasur gjithçka doja.

Kur isha e vogël përherë thoja që do bëhem “doktoresh zemre” pasi dija që mami im ka probleme me zemrën dhe e dija që vetëm un mund ta shëroja atë, por jo nuk ishte kjo ajo çka un me të vërtet mund ta bëja. Në lagje mblidheshim të gjitha gocat dhe zhvillonim mes nesh (prindërve kushërinjve) “miss lagjja” dhe përherë fitonte vajza e antares së jurisë. Mërzitesha shumë, por kjo gjë nuk më ndaloi të merrja pjesë përsëri e përsëri dhe pse e dija që sdo ta fitoja kurrë.

Kam një vetbesim të lart gjithashtu dhe një krenari të pa ulshme. E vogel nuk kam pasur vetëm një pasion ose le të them kam pasur pasion gjithçka në lidhje me artin, këndimin, kercimin, pikturën, por me kalimin e kohës kuptova që kërcimi për mua nuk është vetëm pasion, por një talent, kështu që mendova ta vazhdoja dhe e ndoqa si rrugë. Nuk mund të le anash faktin që vishja përherë takat e mamit dhe dilja para pasqyrës duke e parë veten si një modele të suksesshme.

Shenja ime e horoskopit është Peshorja, një shenjë që posedon një shkallë të lartë elegance. Interesante është se të gjitha peshoret janë të bukura dhe nese jo shum është e sigurt se për nga bukuria dallohemi nga të tjerët. Jemi në gjendje t’i bëjmë të tjerët të ndihen për mrekulli, shmangia e problemeve dhe e situatave të pakëndshme është një gjë që e bëjmë zakonisht. Jemi diplomat të vërtetë dhe në gjendje të ulim tensionin e një situate të vështirë. Jam e kujdeshme e matur dhe harmonike. Nga shoqëria përkufizohem si një vajzë shumë e qeshur dhe e shkathët. Ajo çfarë unë vlerësoj tek shoqëria është: mirëkuptimi dhe sinqeriteti. Urrej njerëzit që shtiren, që nuk mund të jenë vetvetja dhe s’mund të thonë atë që s’ju pëlqen.

Për momentin merrem vetëm me aktivitetet brenda shkolle, siç është kërcimi, për arsye kohe dhe përqendrimi për të dalë me rezulate të larta në shkollë.
Gjithmonë e kam adhuruar famën dhe përherë ëndërroja që një ditë të isha e famshme, qoftë si kërcimtare ose modele.
Muzikën e dashuroj, e kërcej dhe e dëgjoj gjatë gjithë kohës, mendoj që muzika është bërë pjesë e imja dhe është e aftë të më qetsojë kur jam e mërzitur dhe e vetmja gjë që mund të më ngrej humorin.

Filma nuk shoh shpesh, por më pëlqen komedia dhe drama pasi janë dy më të përshtatshmet dhe të përditshmet në lidhje me gjëndjen emocionale në jeten e përditshme. 
“E Bukur”, do të thotë të kesh tipare të bukura që të tërheqin dhe të ringjallin kënaqësi. Po për mua bukuria s’është asgjë tjetër veçse “Vetbesim”. Të gjithë sot e shohin bukurinë thjeshtë si paraqitje të jashtme, sigurisht që është diçka tërheqëse dhe i kushtohet vemendje, por këto njerëz shpesh dështojnë në perceptimin e bukurisë së brendshme. E bukur është një femër që buzëqesh pasi rrëzon çdo gjë, duke treguar që bukuria e jashtme nuk është ajo që i duhet një njeriu, por vetbesimi.

Përderisa vetbesimi dhe pozitiviteti për mua është një pikë e fortë atëherë unë jam shumë e bukur. Më pëlqen pjesa e gojës pasi më duket e veçantë dhe disi ndryshe nga të tjerët. Jam mësuar duke e parë veten kështu dhe nuk e imagjinoj dot ndryshe. Vendimi për të marrë pjesë në këtë konkurs ndodhi shumë papritur, pasi nuk e kisha menduar veten të merrja pjesë kaq herët, por meqë më erdhi mundësia pse mos të tregoj aftësitë e mia dhe të jap më të mirën time, në atë që kam ëndërruar përherë. Qëllimi im është të marr eksperiencë, të shtoj një histori të paharrueshme në jetën time, dhe pse jo të njihem nga njerëz të lartë, për të vazhduar më tej, për të m’u hapur rrugë të reja dhe të ndryshoj mënyrën e të jetuarit duke qenë një person i njohur, i kërkuar dhe i dashur nga të gjithë. Fitorja do të ishte perfekte për të realizuar ëndrrën time. Emocionet do të duan të më mbysin, por jam gati t’i përjetoj ato.

Bruna: Fitorja e kurorës do te ishte historia e paharrueshme e jetës time

About The Author
-