Përdoruesit e Instagramit e kanë pasur të pamundur paraditen e sotme të përdorin rrjetin e fotove. Të gjithë ata që kanë një profil në të e kanë pasur të pamundur të shohin fotot e të tjerëve, por edhe të vetat. Profilet bosh shfaqin vetëm një mesazh: “Shërbimi nuk mund të rifreskohet”.

Porblemet nuk janë vetëm në opsionin e përdorur në smartfonë. Edhe ai në rrjet ka probleme.

Ky defekt, i cili është raportuar menjëherë nga miliona përdorues në mbarë botën, vjen në një moment të vështirë për Instagramin. Dy prej themeluesve të kësaj kompanie janë dorëhequr pak ditë më parë. Shkak mendohet se janë bërë mosmarrëveshjet me Facebook-un, i cili ka blerë kompaninë.

Po ashtu, pak ditë më parë, Facebook njoftoi se mbi 50 milionë llogari janë hakuar. Kjo do të thotë se përdoruesit e Instagramit që janë regjistruar aty përmes Facebook-ut mund të jenë bërë pre e hakerave.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse ky incident lidhet me bllokimin e rrjetit sot apo shkaku është thjesht një problem teknik.

Instagram ka më shumë se 1 miliardë përdorues të rregullt.

Çfarë po ndodh? Instagram bie në të gjithë botën, përdoruesit në alarm

| Teknologji |
About The Author
-