Cindy Marina ne Fox tv, Shqiperia perball te gjitheve ne garen boterore…



Ajo është e gjatë, e bukur, volejbolliste dhe më e bukura është një Miss e konkretisht Miss Universe Albania 2019”. Sindi Marina jeton, punon e studion në SHBA, ka luajtur për kombëtarën tonë të volejbollit dhe tani mban kurorën e më të bukurës. Ajo do marrë pjesë në “Miss Universe” në Korenë e Jugut dhe do të përfaqësojë Shqipërinë. Bëj më të mirën Sindi dhe ngrije lart emrin e Shqipërisë, na bëj krenarë!

-Sindi, je më e bukura e shqiptareve e shpallur në konkursin e bukurisë “Miss Universe Albania 2019” Ç’do të thotë kjo për ty?

-Unë mendoj që shqiptarët janë pa diskutim ndër më të bukurit dhe më inteligjentët në botë dhe kjo më bën të ndihem shumë krenare kjo më jep përgjegjësi që të jem përfaqësuese e denjë e kësaj kurore kaq prestigjioze !

-Ti mban në kokë kurorën e “Miss Universe Albania 2019”, sa mbretëreshë ndihesh brenda vetes?

– Ndiej nder dhe përgjegjësi por që po e shijoj në maksimum!

-Vazhdojnë të të shoqërojnë emocionet e mbrëmjes kur rrëmbeve çmimin?

-Jeta ime edhe para kurorës ishte shumë e ngarkuar nga studimet dhe sporti por patjetër emocionet e Miss Universe ishin dhe do të ngelen emocione shumë të vecanta në jetën time, kështu që here pas here patjetër që po !

-Ti je vejbolliste e Kombëtares por njëkohësisht edhe përtej Atlantikut në USA vazhdon e merresh me volejboll. Çfare e lidh këtë sport me botën e bukurisë?

– Mendoj që shpirti garues, disiplina dhe fokusimi në pozitivitet dhe objektivin final mbeten gjithmone të përbashkët në çdo konkurim !

-Një volejbolliste Miss është një plus më shumë për ty në botën e modës apo jo?

-Sigurisht. Kam një eksperience tjetër jetesore për të ofruar. Di sesi punohet dhe jetohet në ekip dhe si të bashkëpunoj më mirë me të tjerë për të arritur objektiva edhe më të larta. Edhe në botën e modës duhet të dish të sillesh me njerëzit që të rrethojnë që të jesh e pëlqyeshme dhe e kenaqur, kështu që si volejbolliste-miss kam një avantazh më shumë.

– E kishe menduar veten fituese apo të erdhi e papritur?

– Unë jam rritur që e vogël duke garuar në sporte të ndryshme dhe në çdo ndeshje që konkuroj absolutisht që hyj me vetëbesim për të fituar edhe në Miss Universe Albania fokusimi im është që si fillim unë të bej më të mirën time ..kam dhënë maksimumin tim, kam përjetuar emocione shumë të bukura dhe ëndrra ime ishte kurora!

– Spektakli i madh Miss Universe do të zhvillohet në në Korenë e Jugut. Çfarë të kanë këshilluar që duhet të bësh deri atë ditë?

-Duhet përgatitje serioze në çdo drejtim për kompeticionin e madh dhe unë tani kam edhe mbështetjen e stafit të Miss Universe, krahas faktit që po ndjek më shumë vëmendje të gjitha përditësimet e botës se Miss Universe si dhe eksperiencat e misseve në vite. Duhet pune dhe impenjim shumë i madh dhe unë po përgatitem me çdo mundësi që të jap maksimumin tim për një përfaqesim dinjitoz të Shqipërisë!

– Mendon se është më e vështirë përballja me vajza nga shumë shtete sesa me bashkëkombaset e tua?

-Mendoj që po. Çdo kompeticion ka vështirësitë dhe emocionet e veta por përgatitja e çdo konkurenteje këtu është në maksimum, plus që çdo konkurente vjen me një eksperiencë tanimë nga vendi përfaqësuese kështu që vetëdija dhe eksperienca e konkursit nacional është një parapërgatitjeje shumë e madhe për secilën. Pra, garimi fillon në një nivel shumë më të vetëdijshëm për secilën nga ne, plus që ti konkuron me 91 shtete dhe kultura të ndyshme!

– Sa të aftë e ndjen veten për t’u paraqitur denjësisht atje?

-Unë po përpiqem në të gjitha mënyrat prezantim dinjitoz dhe ndihem shumë e nderuar dhe e frymëzuar të jap më të mirën time. Plus që mendoj që gjuha dhe të qenit pjesë e gadishmërisë së konkurimit gjithmonë në vollejboll do të më ndihmojë shumë!

– Besoj se pas pasarelave, ku të gjithëve u duket gjithçka e bukur, ka edhe stres, egoizëm, zilira… Sa e vështirë është t`i përballosh të gjitha këto, duke marrë parasysh që pjesa më e madhe e vajzave e fillojnë këtë eksperiencë shumë herët? Po në sport ka të njejtat berryla profesionalë?

– Bërryla profesionale ka kudo po unë nuk mund të fokusohem tek këto. Unë fokusohem tek rrugëtimi im, te ai drejtim që po ndjek duke qëndruar sa me pozitive dhe duke dhënë më të mirën time në gjithcka që bëj. Duke e nisur këtë eksperience më vonë sesa vajza të tjera, ndihem më me eksperiencë dhe me më shumë vetëbesim. Edhe në sport ka të njejtin konkurim por me një diferencë se unë në vollejboll konkuroj për të njejtin qëllim: fitoren,- bashke me gjithë skuadrën time ..ndërsa këtu është konkurim individual dhe fokusimi dhe vetëndërgjegjësimi duhet të jetë në maksimum!

– Cili është ndryshimi i një modeleje nga një miss?

– Një miss ka më shumë përgjegjësi të jetë një imazh i mirë për çdo vajzë që aspiron të bëhet si ajo. Miss ka vetëm një që përfaqëson vendin, kurse modelet ndekin më shumë rrugën e tyre duke patur përgjegjësi disi më të vogla.

– Cilat mendon se janë hapat që duhen ndjekur për të qenë ikonë e modës?

– Unë nuk dua të përgjithësoj për hapat sepse secili ka rrugën e tij, por unë kam qenë gjithmonë vetvetja. Kam ndjekur me pasion dhe përkushtim çdo aktivitet mode që kam pasur duke dhënë maksimumin e vetës time. Pastaj disa gjëra të tjera varen edhe nga fati…!

– Çfarë mund të themi për jetën sentimentale të Sindit?

– Tani për tani jeta ime është shumë e ngarkuar dhe fokusimi im është të mbaroj shkollën pasi jam në vitin e fundit të studimeve, jam në stërvitje me kohë të plotë me skuadrën time të volejbollit në universitet dhe javen tjetër filloj sezonin parapregatitor dhe në të njejtën kohë duhet të përgatitem seriozisht për eventin e Miss Universe amerikanët kanë një shprehje të bukur që mund të qëndrojë mirë në këtë fazë të jetës time: first things first …çdo gjë në radhën e vet!

– Si do ta mbyllim këtë intervistë?

– Unë janë shumë mirënjohëse dhe ndihem shumë krenare dhe e privilegjuar që m’u dha mundësia të përfaqesoj vendin e origjinës time në skenën më të madhe të botës për një konkurs që unë jam e bindur që shkon përtej bukurisë dhe do të bëj gjithçka unë kam mundësi për t’i provuar të gjithë atyre që më besuan dhe votuan që shqiponja bashkë më flamurin të valviten krenare në arenën ndërkombetare ashtu siç u ka hije!



Cindy Marina ne Fox tv, Shqiperia perball te gjitheve ne garen boterore…

About The Author
-