Cindy Marina: Pika ma e forte e bukurise time eshte inteligjenca.

Une jam Cindy Marina. Emrin qe gezoj sot e kam dhurate nga dy njerez shume te shtrejtene jeten time Nunet e mi. Ne kohen kur une linda, Cindy Crawford ishte ne kulmin e karrieres se saj. Ata e pelqenin ate kaq shume sa qe vendosen te me quanin edhe mua Cindy.
Familja per mua eshte mbi gjithcka. Une jam shume e lidhur me prinderit e mi dhe me ta kam krijuar nje lidhje te ngushte nder vite ne shume aspekte te jetes time, por mbi te Gjithashtu me lidhjen ne sport. Prinderit e mi me kane mbeshtetur ne cdo hap dhe me kane dhene mesime te rendesishme per jeten . Une i kam patur gjithmone prezent ne cdo stervitje, ndeshje dhe turne volejbolli jashte vendit, nderkohe qe nuk kane reshtur kurre se treguari suport per mua. 
Une kam gjithashtu dy vellezer, Angelon, vellain e madh dhe Brandonin, me te voglin. Jam me fat qe i kam dhe kam nje lidhje te perkryer me ta. Gjithmone e kam admiruar vellain tim te madh per shume arsye. Duke qene nje nga njerezit me inteligjente qe njoh, ai me ka qene dhe do jete dikush te cilin mund ta kem prane ne situatat me te veshtira, dikush qe me frymezon dhe me ngre lart. 
> Gjithashtu edhe Brandon, eshte nje nga njerezit e mi me te vecante. Une kam dobesi per te. Ai kurre nuk resht se me treguari te argetohem dhe ta shijoj jeten ne maksimum. Ne jemi shume te afert dhe une gjithmone jam munduar te kem nje ndikim te mire tek ai. 
Une jam e afert me te gjithe familjen time, por vecanerisht me mamin. Une nuk e shoh ate vetem si mama, por si shoqen time me te mire. Ajo me udheheq dhe me keshillon pa limit. 
Sporti ka qene gjithmone pjesa me e madhe e jetes time. Te dy prinderit e mi kane qene sportiste shume te talentuar dhe na kane rritur te gjithe ne femijet me dashurine per sportin. Kur kam qene 3 vjece, kam praktikuar patinazhin ne akull, e me pas kam bere not, kam luajtur futboll,dance dhe me ne fund e kam gjetur veten me volejbollin. E zbulova pasionin per volejbollin kur isha 9 vjece dhe e dashurova menjehere si sport. Ne shkolle te mesme kam marre shume vleresime dhe cmime dhe ekipi im ka qene me i miri i gjithe kampionatit tone dhe kemi qene kampion per 3 vjet rresht. Nderkohe kam luajtur edhe ne klubin prinderve te mi, Forza 1 Volleyball dhe kam luajtur ne nivelet me te larta me disa nga lojtaret me te mira ne Shtetet e Bashkuara. Ne fakt, jam rekrutuar nga shume universitete per volejboll dhe tani luaj per Universitetin e Southern California ( USC ), nje nga Universitetet me te mira ne Amerike si nga ana Akademike dhe nga ana e sporteve. Tre vjet me pare nemoshen 17 vjeçare me kerkesen e federates te volejbollit Shqiptar une pata nderin te behesha pjese e ekipit kombetar ku vazhdoj te jem edhe sot. Kjo pjesemarrje me bani te provoj emocione qe nuk i kisha provuar me pare. 
Shenja ime e horoskopit eshte Gaforrja. 
Une besoj tek miqesite e thella dhe te forta dhe i vleresoj shume te gjithe miqte qe kam. Karakteristikat te cilat i kerkoj tek njerezit jane besnikeria, ndershmeria, zemergjeresia dhe respekti reciprok. 
Une kam shume pasione, nder to, artin, moden , volejbollin dhe me pelqen shume natyra. Emocionet me te bukura i kam provuar ne moshen 14 vjeçare kur kam modeluar per nie nga stilistet me te talentuara Sqipetare dhe me te sukseshme ne Miami : Ema Koja.
Mendoj qe vetebesimi eshte shume i rendesishem dhe kur dikush beson tek vetja, bukuria e vertete del ne pah. Kur me pyesin nese ndihem e bukur, do te thoja po, por jo ne nje menyre tradicionale. Mendoj se bukuria vjen nga te qenit zemergjere, inteligjent, dashamires, dhe pozitiv, dhe kur i mbart te gjitha keto virtyte, atehere je vertete e bukur. 
Une mendoj qe pika me e forte e bukurise time eshte inteligjenca sepse te qenit e ndergjegjshme per boten me jep forcen qe te arrij sukses ne jete pertej te qenit e bukur ne siperfaqe. 
Ne fakt, nuk do te ndryshoja asgje rreth vetes time sepse mendoj se te gjithe kane imperfektsionet e tyre te vogla, por ne te njejten kohe, te gjithe jane te vecante ne menyren e tyre. Nese ne arrijme qe ti pranojme keto imperfeksione dhe te pranojme dhe ta duam veten per ate qe jemi, pastaj bukuria e secilit do te dale ne pah e do te shkelqeje. 
Vij ne miss universe sepse ndjej qe jam ne nje moment tjeter perfaqesimi te jetes sime dhe bukuria e vetbesimi jane dy elemente te rendesishem qe me kane shoqeruar gjithmone. E ndjej veten me fat qe mu dha mundesia te vij ketu dhe te konkuroj per nje kurore qe shkon pertej estetikes. Ti krijosh vetes mundesine qe te perfaqesosh vendin tend, gjakun tend, perpara miliona spektatoreve dhe te jesh nje ambasadore jo vetem ne sport, eshte nje shtyse e jashtezakonshme qe me mban zgjuar dite e nate jo vetem nga emocionet por edhe nga pesha e madhe e pergjegjesise ne rast se fitoj. E di qe te gjitha vajzat vijne me te njejtin qellim por konkurenca nuk me tremb, e mesuar edhe nga pjesmarrja ne ekipin kombetar te volejbollit. Ky eshte nje kapitull i ri ne jeten time dhe do jap maksimumin tim per te qene nje konkurente e denje. 
Kam shpresa te medha per te fituar dhe do te beja me te miren time qe ta perfaqesoja Shqiperine ne menyren me te mire. Nese do te fitoja, do ta merrja shume seriozisht kete nder dhe do te ta ktheja ne qellim qe te frymezoja vajza te tjera te reja qe te besojne tek vetvetja dhe te kerkojne te arrijne majat, pasi vertet besoj se ne bote arrihet githcka qe ia ve vetes si qellim, nese punon shume.

Ndjesite e mia per naten finale jane emocion i forte dhe nder ndersa garoj per nje titull qe perfaqeson jo vetem bukurine, por inteligjencen, perkushtimin dhe zemergjeresine.

Cindy Marina: Pika ma e forte e bukurise time eshte inteligjenca.

About The Author
-