Të gjithë tanimë e njohim këngën që ka bërë mjaft bujë nga Mozzik, “Cocaina”. Kjo këngë është dëgjuar përgjatë gjithë fundit të sezonit veror edhe në club-et më të njohura të Shqipërisë ku dhe Mozzik ka mbajtur koncertet e tij.

Mirëpo, ndryshe nga të gjitha këto dalje të mëparshme, në një club të Zvicrës, mbrëmjen e djeshme Mozzik ka performuar këngën ‘Cocaina’ në një version që ka surprizuar publikun. Ai e ka kënduar këngën së bashku me këngëtarë të tjerë në versionin tallava. Këtë e ka postuar vetë në Instagram duke shkruar: “Hahahaha, jasha cocaina remix”, ndërkohë që edhe ndjekësit kanë qeshur dhe i ka pëlqyer ky version i ri.

Mozzik duhet ta konsiderojë lançimin e një “Cocaina” tallava sepse duket mjaft interesante!

 

Komento

TE NGJASHME

“Çmendet” publiku! Mozzik në Zvicër, këndon “Cocaina”-n në versionin tallava…(Video)

About The Author
-