Dalin pamjet nga festa surprizë! Si u prit vogëlushi i Almedës dhe Tolgahan-it

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman mirëpritën dje vogëlushin e tyre Efehan.

Çifti i famshëm po e priste me padurim ditën kur do të bëheshin prindër për herë të parë dhe ja ndodhi.

Djali lindi në orën 5:12 të mëngjesit në një spital privat në Stamboll, me peshën 3 kilogramë e 285 gramë dhe gjatësi 50 centimetra.

Vogëlushi, i cili ende nuk është bërë i njohur për fansat e dyshes, u mirëprit me një super festë të madhe që u organizua nga të afërmit.

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto montazh e çiftit me të voglin në krahë, por deri më tani nuk ka ende një foto ekskluzive.

Megjithatë pamjet e festës me lulet dhe dekorin të gjithin në ngjyrë bojëqielli, janë publikuar në Instagram, duke na dhuruar një atmosferë fantastike.

Nuk mungonin ëmbëlsirat me forma elefantësh, një simbol mbarësie për të voglin, konfetat apo tullumbacet për të mirëpritur siç duhet engjëllin e aktorit turk dhe ish-miss-it.Video Player00:0000:04Video Player00:0000:06

Dalin pamjet nga festa surprizë! Si u prit vogëlushi i Almedës dhe Tolgahan-it

| Shëndeti, Showbiz | 0 Comments
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>