I dha lamtumirën futbollit të luajtur: Ja çfarë do të bëjë tani Lorik Cana

0
21

Ndonëse po bën disa muaj që nuk zbret në fushën e blertë, Lorik Cana i dha zyrtarisht lamtumirën futbollit të luajtur dy ditë më parë, në ndeshjen e kombëtares shqiptare me atë italiane.

Por çfarë ka në plan të bëjë tani ish-kapiteni legjendar i kombëtares? I ftuar në emisionin ‘Wake Up’ në ‘Top Channel’, i pyetur pikërisht për këtë çështje, Cana u shpreh se synon të jetë në pozicion drejtuesi në një ekip futbolli.

‘Zankonisht janë 4 rrugë: angazhimi me mediat,  trajner, menaxher i talenteve të reja dhe drejtues. Unë e shoh veten më mirë në pozicionin e drejtuesit të një klubi, jo dhe aq si trajner, megjithatë nuk i dihet kurrë.’-u shpreh ish-kapiteni i kombëtares.