Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për djalin e deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Rexhep Rraja akuzohet për dhunë fizike ndaj ish-të dashurës së tij, Xhisiela Maloku.

 

Rexhep Rraja u arrestua dy ditë më parë pas urdhrit të Gjykatës së Krujës, e cila ka dhënë ‘Arrest me burg’ në mungesë për të riun.

 

Në një intervistë mbrëmë, 25-vjeçarja Maloku u shpreh se nuk është kërcënuar asnjëherë, ndërsa 3 denoncimet ndaj Rexhep Rrajës i ka bërë për xhelozi. Maloku tha se nuk është përdhunuar kurrë dhe se ka raport të mirë me familjen e djalit, por edhe me të.

/RevistaVip/

Dhunoi dhe përdhunoi Xhisiela Malokun, gjykata jep vendimin për djalin e deputetit

| Showbiz, Te Ndryshme |
About The Author
-