Dikur Selena i mori The Weeknd-in, sot Bella Hadid bën gjestin e papritur!

Si sot dy vite më parë, Selena Gomez ishte në lidhje me The Weeknd, i cili s’kishte pak që ishte ndarë nga Bella Hadid. The Weeknd si edhe Selena, e hoqën Bella-n nga Instagram-et e tyre çka tregoi qartas se marrëdhëniet mes tyre nuk ishin aq të paqta. Në fakt, ishte Bella ajo që i bëri e para unfollow Selena-s, menjëherë pasi fotot e saj duke u puthur me The Weeknd dolën gjithandej.

Por mesa duket, gjithë kjo dramë i ka mbetur të shkuarës dhe këtë, Bella e konfirmoi po në Instagram.

Modelja, tashmë në lidhje akoma më të fortë me The Weeknd, i dha “like” një fotoje të Selena Gomez-it në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës. Fotoja është publikuar nga artisti i makeup-it të Selena-s dhe Bella-s, Hung Vanngo.

Marrëdhënia mes Selena Gomez-it dhe The Weeknd mori fund në tetor të 2017-ës.

E ndërsa lidhja e The Weeknd me Bella-n duket më e fortë se kurrë, Selena është single e megjithatë, ndihet gati për të shijuar jetën pasi kaloi një krizë të fortë emocionale në fund të vitit të kaluar.

Dhe qe pikërisht gjatë Festivalit të Kanës vitin e kaluar, kur Bella dhe The Weeknd u panë sërish bashkë pas shumë kohësh.

Tani ata bashkëjetojnë dhe një burim për “US Weekly” tregoi se një propozim po vjen!

Dikur Selena i mori The Weeknd-in, sot Bella Hadid bën gjestin e papritur!

| Showbiz | 0 Comments
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>