tiranaPas uljes së temperaturave ditët e fundit dhe shtimit të vranësirave, moti do të vazhdojë të befasojë sërish sot. Ata që janë sot për plazh do të kenë mot të kthjellët, por me vranësira kalimtare. Ndërkohë që pasditja do të dominohet nga një erë e fortë.

Parashikimi i Meteoalb

Zonat bregdetare dhe të ulëta dominohen nga moti i kthjellët me vranësira kalimtare ndërsa vranësira më të dendura do të ketë në zonat malore.

Pasditja do të lokalizojë vranësirat në zonat malore lindore duke lënë pjesën më të madhe të vendit me mot të kthjellët.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por një rritje të lehtë sjellin orët e mesditës.

Era do të fryjë mesatare gjate paradites, por gjate pasdites pritet forcim i saj deri 45 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Dita nis me mot të bukur sot, por kujdes pasditen

| Te Ndryshme |
About The Author
-