Rusia është dorëzuar në kërkesën e saj që Kosova të marrë pjesë pa simbolet e saj në Masterin e San Petersburg. Presidenti i Federatës Botërore të Xhudos (IJF), Marius Vizer, ua ka dhënë dritën jeshile xhudisteve kosovare që të marrin pjesë në Masterin e më të mirëve, që do të mbahet në fundjavën e ardhshme në San Petersburg të Rusisë.

Ministria e Jashtme e Rusisë i kishte kërkuar Kosovës që garueset e saja, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të mos e përfaqësonin Kosovën me simbolet shtetërore por me flamurin e IJF-së. Kjo kërkesë ishte hedhur poshtë nga Federata e Xhudos e Kosovës.

Ndërkohë, sot, trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka konfirmuar në llogarinë e vet në Facebook se Kosova do të marrë pjesë në këtë Masters, duke u prezantuar e barabartë me shtetet tjera.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Kosova merr pjesë në Masters në Rusi.

Sot në mëngjes në një telefonatë në mes mikut tonë Kryetarit të IJF Marius Vizer dhe Kryetarit të FXhK, Agron Kuka, na u konfirmua pjesëmarrja në “The best of the best në St.Petersburg!”

Presidenti Vizer ishte njeriu që me angazhimin e tij dhe bisedat që kishte me njerëz nga Komuniteti sportiv por edhe politik të shtetit Rus përsëri bëri që Kosova të prezentohet e barabartë me shtetet tjera!

Faleminderim i madh të gjithë atyre që mundësuan të jemi të barabartë me shtetet tjera!

Me sport po thyhen barrierat, në mungesë të Kampiones Olimpike, e cila s’mund të marr pjesë në Masters në Rusi, do të na prezentojnë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi!

Dorëzohet Rusia, Kosova me simbolet e saj në Masterin e Xhudos (foto)

| Bota, Rajoni, SHQIPËRI, Sport |
About The Author
-