Dua Lipa ambasadore e Unicef në Liban: E prekur nga fëmijët e refugjatëve

Pak ditë më parë këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora ka vizituar vendin e saj si ambasadore e Unicef në Britani.

Ajo ka qëndruar 3 ditë ka takuar fëmijët në nevojë si dhe gratë që janë abuzuar seksualisht. Diçka të ngjashme duket se ka bërë edhe këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare, Dua Lipa, por në Liban.

Ajo ka publikuar një status të gjatë  në Instagram ku flet pikërisht për këtë eksperiencë të saj 3 ditore për fëmijët në nevojë dhe që shpesh detyrohen të jenë refugjatë në vende të ndryshme.

“Kam patur eksperiencën më sy hapëse në Liban për 3 ditë rresht, duke punuar së bashku me Unicef. Kemi takuar fëmijë të cilët janë vendosur në vende të posaçme për fëmijët e refugjatëve si dhe kemi realizuar trajnime për të nxjerrë në pah talentet e të rinjve.

Dua të flas veçanërisht për refugjatët, pasi ndihem e lidhur me ta. Kam parë njerëz që janë përshtatur me çdo rrethanë në të cilën janë vendosur për shkak të konfliktit. Asnjë familje apo fëmijë nuk zgjedh të lërë shtëpinë. Të gjithë kanë ëndrra. Të gjithë meritojnë barazi dhe një vend ku të jenë të aftë të mësojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre.

Gjithmonë kam besuar tek fëmijët si e ardhmja dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Ishte një eksperiencë shumë prekëse, por njëkohësisht edhe shpresëdhënëse të shihje fëmijët, të cilët ishin të aftë të qeshnin sërish edhe pas çasteve të vështira,”-ka shkruar Dua në rrjete sociale.

Dua Lipa ambasadore e Unicef në Liban: E prekur nga fëmijët e refugjatëve

| Showbiz | 0 Comments
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>