Dua Lipa,  pjesë e muzeut “Madame Tussauds” në Londër

Për këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa 2018 ishte viti më i ‘çmenduri’. Në listat e publikuara për fundvit, Dua Lipa e gjente veten në krye të shumicës prej tyre. Dhe së fundmi Dua Lipa mund të jetë pjesë e muzeut “Madame Tussauds” në Londër.

“Vëmendje, do kem figurën time në ‘Madame Tussauds’ këtë vit! Jam shumë e lumtur që të gjithë do të shikoni një Dua të dytë. Tashmë të gjitha prenotimet për festa private do i marrë ajo”,-shkruajti këngëtarja në Instagram.

Muzeu në fjalë është i famshëm në të gjithë botën për figurat prej dylli të personazheve publikë nga e gjithë bota. Aty janë të renditur këngëtarë, aktorë dhe personazhe të tjerë të ekranit.

Figurat prej dylli janë imitim perfekt i VIP-ave dhe muzeu ofron mundësinë që çdo vizitor t’i prekë dhe të bëjë foto krah tyre.

Dua Lipa, pjesë e muzeut “Madame Tussauds” në Londër

| Showbiz | 0 Comments
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>