Dua Lipa shpërthen në lot, fansi i Lgbt nxirret me dhunë nga koncerti

0

Tension gjatë koncertit të Dua Lipas në Shanghai, ku këngëtarja ka ndërprerë për disa minuta show e saj në National Exhibition Centre, pasi disa policë të sigurisë kanë tërhequr zvarrë disa fansa.

Spektatorë të ndryshëm tregojnë në rrjetet sociale që motivi i dhunës nga policia ka ardhur si pasojë e disa tabelave, që mbanin disa fansa, ku kërkohej mbështetje për personat homoseksuale.

Ndërsa sipas rojeve të sigurisë, fansat janë dëbuar nga koncerti për shkak se kërcenin në këmbë duke penguar të tjerë spektatorë që ishin ulur. Sipas videos amatore dhe fotove nga mbrëmja, shihet që kanë ndodhur të dyja.

23-vjeçarja këngëtare me origjinë shqiptare, e njohur për hitin e saj New Rules në 2017, ka mbetur dukshëm e prekur dhe ka nisur koncertin duke thënë: “Dua një ambient të sigurt, ku të gjithë të zbaviten duke kënduar dhe kërcyer.

Me një komunikatë zyrtare në Twitter, ylli i pop-it është shprehur në favor të të drejtave të Lgbt: “Jam me ju për dashurinë tuaj dhe jam krenare dhe mirënjohëse që jeni ndjerë të sigurt në koncertin tim për të treguar krenarinë tuaj”. Të drejtat e Lgbt në Kinë nuk janë të garantuara dhe çiftet homoseksuale nuk gëzojnë asnjë të drejtë.