Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shprehur e mërzitur pas sulmit të fundit që ndodhi në Manchester, ku si pasojë humbën jetën 22 persona dhe mbi 50 të tjerë u lënduan.

Dua është shprehur e tmerruar dhe zemërthyer për këtë ngjarje të tmerrshme që ka ndodhur.

Dua me këtë rast ka njoftuar të gjithë fansat e saj se sot nuk do të publikojë projektin e saj më të ri për të cilin kishte paralajmëruar.

Këtë e ka bërë të ditur ajo përmes një fotografie që ka postuar në profilin e saj në Instagram.

“Pas asaj që ndodhi dje, po e anuloj publikimin e këngës më të re “LIYL”, kishte shkruar Dua.

Këngëtarja me famë botërore kishte paralajmëruar fansat e saj dy ditë më parë se kënga e saj do të publikohet pikërisht sot më 23 maj.

Lajmin e kishte bërë të ditur Dua pasi kishte postuar një video në profilin e saj në Instagram.


Sipas njoftimit të Policisë së Manchester-it, ky incident po trajtohet si sulm terrorist derisa të ketë ndonjë informacion tjetër.

Ky sulm kishte ndodhur në fund  të koncertit të këngëtares Ariana Grande mbrëmë  rreth orës 22:35.

Dua shtyn publikimin e këngës së re, për shkak të sulmit në Manchester (Foto/Video)

About The Author
-