Të dashuruarit bëjnë gjithçka që propozimi për martesë të jetë një çast i paharrueshëm. Dhe ky është një nga ato që nuk do të harrohet kurrë, edhe pse për arsye të tjera.

Joshua Mason, një 27 vjeçar nga Teksasi, udhëtoi me të dashurën e tij, Katie Davis, deri në Kolorado, ku nisën një ekskursion në parkun e famshëm “Jasper”. Pasi ecën për 13 kilometra, arritën në majën e malit, 4000 metra mbi nivelin e detit. Djali priti sa gjetën një vend romantik dhe u ul në gjunjë për t’i propozuar të dashurës për martesë.

Pak pasi u çua, në mal ra nata dhe çifti humbi shtegun e kthimit. Nuk kishin marrë me vete as ujë dhe as pajisje për ta kaluar natën mbi mal. Pas pak nisën të ndiejnë simptomat e lartësisë. Të dehidratuar, të sfilitur nga sasia e paktë e ajrit, tashmë e kishin të pamundur të ecnin me këmbët e tyre.

Çifti u gjet rastësisht nga një person që po qëndronte në një kamp aty pranë. Ai shkoi me makinë te fshati më i afërt që të kapte valë celulari dhe njoftoi urgjencën. Ndihma erdhi dy orë më vonë dhe mjekët arritën t’i zbresin në vend të sigurt vetëm në 6:30 të mëngjesit.

Duhet të ishte romantik por propozimi për martesë për pak përfundoi në tragjedi

| Te Ndryshme |
About The Author
-