“E kishit mendjen tek festat e pasanikëve”, Robert Ndrenika mesazh plot dhimbje për vdekjen e Rondos

0
186

“E kishit mendjen tek festat e pasanikëve”, Robert Ndrenika mesazh plot dhimbje për vdekjen e Rondos

Ndarja nga jeta e aktores së mirënjohur shqiptare Hajrie Rondo ishte një humbje e madhe për kinematografinë shqiptare, por edhe për kulturën e këtij vendi.Me një mesazh me ngarkesa emocionale dhe plot rebelim për harresën ndaj atyre që ngritën vlerat e artit në Shqipëri, ka reaguar aktori Robert Ndrenika për humbjen e koleges së tij.

Robert Ndrenika ka shkruar në faqen e tij të Facebook fjalët:

Ylli i kinematografisë Shqiptare vdiq edhe nuk ju kushtua vëmendje aq shume për atë qe na beri te lumtur me rolet e saj por s’keni faj qe ishet te fokusuar tek festat e pasanikëve. U prehsh ne paqe mikeshë.”

Rondo luftonte prej vitesh me sëmundjen e rëndë, por këtë verë nuk ja doli dot fatkeqësisht.