E kritikuan se doli me mbathje në klip, Ermal Mamaqi ka dy fjalë për Anxhela Peristerin

Pak ditë më parë, Anxhela Persiteri, publikoi këngën e saj më të re që mban titullin “Shpirt i bukur”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

Por duket fansat e saj nuk janë dakord me veshjen e këngëtares që ka zgjedhur për videoklipin. Anxhela shfaqet e veshur me një fustan stil dhe të guximshëm.

Teksa shfaqet me të brendshme, ndjekësit e kanë kritikuar në postimet e saj në rrjetet sociale, e për këtë arsye Anxhela ka vendosur që të reagojë.

Ajo ka publikuar në “Instagram” një video të shkurtër nga xhirimet e klipit dhe krahas saj shkruan: “Për të gjithë ata që janë çuditur kaaaqqq shumëëë që në video kam dale me mbathje ja dhe një (back stage) tjetër ! Ju dua shumë”.

Sërish ndjekësit janë ndarë në dy grupe, ata që thonë është veshje skenike dhe i shkon, e të tjerë që mendojnë se duhet të jetë më serioze.

Por në sy bie komenti i Ermal Mamaqit që nuk i lë asnjëherë batutat e tij. “Shyqyr o goc… se kam gjithë kto ditë që më del gjumi natën…”, i shkruan atij, ndërsa Peristeri i përgjigjet me emoji të qeshurash.

Një tjetër koment që mori vëmendjen është edhe ai i koleges së saj, këngëtares së njohur, Çiljeta Xhilaga, e cila i shkruan që të mos e “vrasë mendjen” dhe e quan “karamele”.

E kritikuan se doli me mbathje në klip, Ermal Mamaqi ka dy fjalë për Anxhela Peristerin

About The Author
-