E rëndë në Durrës/ 24-vjeçarja i jep fund jetës duke pirë fostoksinë

0
120

Një tjetër viktimë është shënuar brenda pak orësh nga vetëvrasjet. Një 24-vjeçare nga Durrësi i ka dhënë fund jetës së saj gjatë natës.

Siç bën me dije policia, vajza nga Xhafzotaj i Durrësit i ka dhënë fund jetës rreth orës 00:10 duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Njoftimi i policisë:

Policia bën të ditur ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 00:10 minuta në banesën e saj.Pasi është konstatuar nga familjarët, është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” Tiranë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Dyshimet e para janë se vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për vlerësim për akuzën e “shkaktimi të vetëvrasjes”.Po në orët e ditës së sotme, një vajzë 19-vjeçare i dha fund jetës gjatë natës në Fier, duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku jetonte.

ilustru