Edhe pse vitet kalojnë, Madonna vazhdon të habisë me pamjen e saj

Madonna konsiderohet gjithmonë si këngëtarja që gjithmonë sjell tendenca dhe stil të ri në veshje. Edhe këtë here ajo nuk ka zhgënjyer fansat teksa u shfaq tepër vezulluese me pamjen e saj.

Ylli i pop-it festoi daljen e koleksionit të ri të përbashkët mes dy markave të njohura “Moschino” dhe “H & M”. Madonna për këtë rast kishte zgjedhur një bluzë të zezë nga koleksioni e kombinuar me detaje të një zinxhiri gold në pjesën e përparme.

Nuk mungonin unazat e  floririt dhe disa syze të tejdukshme që i shkonin pa masë me makijazhin natyral. Habiti edhe fytyra e saj, e cila  dukej më e freskët dhe pa pikë rrudhe.

Edhe pse vitet kalojnë, Madonna vazhdon të habisë me pamjen e saj

| Showbiz, VIP | 0 Comments
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>