NË KOPERTINË / Fatma Haxhialiu: Unë jam grua, kush është superfuqia jote?

Nëse permend emrin e Fatma Haxhialiu menjëhere të vjen ndërmend nje grua, një gazetare e guximshme dhe e suksesshme, thënë ndryshe  nga ato “që nuk ta përtojnë” do e  cilësonte populli.  Asgjë nuk është rastësore sepse pas emrin të saj fshihet një punë e palodhshme 15 vjeçare ne gazetari, ku njerëzit njohin vetëm majën e ajzbergut.

Në fakt nuk kanë qënë vetëm personazhe të showbizit të cilët janë thumbuar prej saj por guximi nuk i ka munguar edhe në çështje me peshë sociale apo aktiviste e flakte në çështjet feministe për mbrojtejen dhe të drejtat e grave dhe fëmijëve.  Nëse do ndaleshim pikërisht  këtu, kësaj rradhe ajo ka premtuar se do të vij me një projekt konkret i cili do të ekzekutojë më së mirë kauzen për mbrojtjen dhe të drejtat e grave dhe fëmijëve.  

–          Pyetur pse ka zgjedhur të pozojë pikërisht kështu për kopertinën e revistës Vip ajo përgjigjet :

–          Ndryshe nga kopertinat klishe që jemi mësuar të shohim zgjodha që nëpërmjet fotos të jap gjendjen e gruas shqipare e cila gjithmonë ka sakrifikuar dhe rrallë herë është vlerësuar. Nisur nga ngjarjet e ndodhura së fundmi, më kanë bërë që të gjithe reputacionin tim ta vë në shërbim të grave dhe vajzave që nuk kanë forcë dhe zë.  Ka ardhur koha që femra mos të ketë më ndroje për sensualitetin e saj, ku nga këtu nis shtypja e parë maskiliste, dhe pasojat e së cilës arrijnë deri në makabritetet që kanë qënë aq të shpeshta këto kohë.

–          A keni ndonje projekt konkret?

–          Sigurisht po punoj bashkë me dy miqtë e mi gazetarë Megi Hodo dhe Ervin Kurti për një projekt shumë të rëndësishëm por nuk kam ndërmend të zbulojë asgje. Ajo që dua më së shumti është që puna ime të jetë në shërbim të qindra grave të cilat rrinë të heshtura dhe vuajnë çdo ditë dhunën  nga të afërmit apo bashkëshortët e tyre.  Dua ti jap zë dhe shpresë qindra vajzave të cilat nga profile fallco më shkruajnë historitë e tyre të dhimbshme të pafolura me askënd, duke vuajtur çdo ditë në heshtje. Ka ardhur koha që jo vetëm unë por e gjithë shoqëria të vihet në shërbim të kësaj kauza e cila dita ditës po merr përmasa të frikshme dhe ajo çka është më e frikshme është pikerisht fakti që këto vrasje apo dhunime po pranohen nga shoqëria dhe po kthehen në normalitet. Kësaj rradhe nuk është vetëm çështje sensibilizimi por e zgjidhje për problematikat që këto gra mbajnë çdo ditë.

–          Duke qënë se mban një sërë statusesh si gazetare, aktiviste, bashkëshorte, nënë si arrin të gjesh balancat për t’iu përkushtuar çdo “roli”?

Të jem e sinqertë mua nuk më tremb marrja e përgjegjësive aq sa më tremb të mos kem fare përgjegjësi. (qesh) Sigurisht çdo status do përkushtimin dhe kohën e tij por mendojë që suksesi është tek ruajtja e balancave. Pra, nëse ke patur një ditë të ngarkuar profesionalisht, kjo nuk duhet të ndikojë te koha apo përkushtimi familjar. Në fund të ditës përpiqem të bëj maksimumin dhe ti lë tim biri një vend më të mirë, sikundër dhe përpiqem t’i lë vendit tim një qytetar të denjë. Familja është mbeshtetja ime kryesore dhe jam me fat që kam në krah një partner që më mbeshtet në gjithçka bëj. Është e rëndësishme të kesh në krah dikë që të  kupton, të inkurajon dhe të jep forcë, vetem është shumë e vështirë tia dalësh.

Fotot nga Pirro Beati

NË KOPERTINË / Fatma Haxhialiu: Unë jam grua, kush është superfuqia jote?

| Intervista Vip, Personazh, Showbiz |
About The Author
-